• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria konfirmoi se nga shtatori do të ketë rritje lineare të pensioneve

Qeveria konfirmoi se nga shtatori do të ketë rritje lineare të pensioneve

Shkup, 28 qershor 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të parë diskutoi për rritjen lineare të pensioneve prej 5.000 denarë, me ç'rast është vërtetuar zotimi dhe u vendos që kjo rritje të realizohet dy herë, prej të cilave pagesa e parë prej 2.500 denarë do të jetë në shtator, ndërsa e dyta prej 2.500 denarë do të vijojë në mars.

"Pensionisti i cili me rritjen e muajit shtator ka pension prej 15.000 denarë, do të ketë pension prej 17.500 denarë, ndërsa me rritjen në mars të vitit të ardhshëm 20.000 denarë. Pension të tillë do të marrë çdo muaj dhe përshtatja e parë normale e pensioneve me koston e jetesës do të bëhet në shtator të vitit 2025", tha Dimitrieska Koçoska në intervistën për TV Sitel. 

Ajo ka theksuar se me ribalancin e Buxhetit do të duhet të sigurohen rreth 80 milionë euro që të mund të paguajnë pensionet e rritura. Prej tyre, siç tha ajo, rreth 40 milionë euro janë për rritje lineare, ndërsa 40 milionë euro të mbetura nuk i ka paraparë ish qeveria në Buxhetin e këtij viti për pagesën e parregullt të pensioneve.

"Do të mundë t'i sigurojmë këto mjete sepse do të shkurtojmë kostot joproduktive. Fatkeqësisht, për këtë vit është e pamundur të shkurtohet gjithçka, sepse fondet tashmë janë paguar në masë dhe kemi një deficit të madh buxhetor. Paratë tashmë janë shpenzuar dhe nuk ka ku të shkurtohen, por gjithçka që është joproduktive dhe pjesa tjetër do të shkurtohet", tha Dimitrieska Koçoska, dhe shtoi se ende ka hapësirë për shkurtim, sepse, siç tha ka shumë palogjikshmëri.

Rritjen e paralajmëruar lineare të pensioneve nga qeveria e re e përshëndeti Sindikata e Pensionistëve të Maqedonisë (SPM), anëtare e Konfederatës së Sindikatave të Lira të Maqedonisë (KSL), e cila bashkon pensionistët nga mbarë vendi. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR