• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria kalimtare e Haitit do të votojë për president të martën

Qeveria kalimtare e Haitit do të votojë për president të martën

Port-o-Prens, 28 prill 2024 (MIA) - Këshilli kalimtar i Haitit njoftoi se do të votojë për presidentin e ardhshëm të vendit të martën, si pjesë e përpjekjeve për qetësimin e kombit të Karaibeve në kushte të krimit të pakontrolluar të bandave. 

Këshilli kalimtar e ndërmori pushtetin në ceremoninë të enjten, me çka zyrtarisht përfundoi qeverisja e ish kryeministrit Ariel Anri. Mandati i qeverisë kalimtare përfundon në shkurt të vitit 2026, për kur janë caktuar zgjedhjet dhe nuk mundet të vazhdohet. 

Ardhja e Këshillit në pushtet konsiderohet si hap kyç drejt shpërndarjes së misionit ndërkombëtar të sigurisë, të cilin Anri e kërkoi në vitin 2022, ndërsa KB-ja e miratoi para më shumë se gjashtë muajve. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR