• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria ka shqyrtuar informacionin për koncesionet për “Ilovicën”, detaje nesër duhet të bëjë të ditur Bekteshi

Qeveria ka shqyrtuar informacionin për koncesionet për “Ilovicën”, detaje nesër duhet të bëjë të ditur Bekteshi

Shkup, 25 korrik 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi Informacionin me kronologji për procedurat për dhënien e koncesioneve për hulumtime të detajuara gjeologjike dhe shfrytëzim të lëndëve të para minerale - bakër dhe ar në lokacionin "Illovicë", Komuna Bosilovë dhe Komuna Novosellë  të Shoqatës për Prodhim, Qarkullim dhe Shërbime EUROMAKS  RESOURCES SHPK Shkup, me bashkëngjitje, të parashtruar nga Ministria e Ekonomisë.

“Informacioni, i cili edhe u elaborua në seancë, është në përputhje me Ekstraktin nga Projekt-Procesverbali nga seanca e 171-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur më 18 korrik të vitit 2023, në lidhje me procedurat administrative dhe gjyqësore, konkluzionet dhe informacionet, lidhur me shfrytëzimin e lëndëve të para minerale – xeherore të bakrut dhe arit  në lokalitetin  "Ilovicë" Komuna e Bosilovës", kumtoi sonte pres shërbimi qeveritar.

 Nga atje bëjnë të ditur se më shumë informacione lidhur me këtë pikë të rendit të ditës së seancës së qeverisë, në interes të opinionit, do të bëhen të ditura në konferencën e paralajmëruar për shtyp të ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.

Konferenca për shtyp  e Bekteshit, e cila ishte paraparë të mbahej sot në orën 14:00, është caktuar për nesër në orën 11:00. 

Bekteshi para Qeverisë referoi  për procedurat për koncesionet, pas reagimeve të banorëve dhe organizatave civile nga rajoni i Strumicës, të cilët janë kundër hapjes së minierës dhe kërkojnë tërheqjen e vendimit për bashkimin e koncesioneve. Kundër hapjes së minierës janë deklaruar edhe një pjesë e ministrave të LSDM-së, ndërsa zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, ka paralajmëruar se do të respektohet vendimi i qytetarëve nëse do të shprehen kundër hapjes së kapaciteteve të tilla në këtë rajon. 

 Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR