• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria: Janë paguar bursat e nxënësve dhe të studentëve për vitin 2023-2024

Qeveria: Janë paguar bursat e nxënësve dhe të studentëve për vitin 2023-2024

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Të gjitha bursat e nxënësve dhe studentëve janë paguar. Pagesa u referohet të gjithë shfrytëzuesve të përhershëm për vitin mësimor, përkatësisht akademik 2023-2024. Bursat janë paguar përfundimisht me muajin janar, informojnë nga Qeveria.

"Pagesa për shfrytëzuesit e rinj do të realizohet gjatë javës, me çka të gjitha mjetet të cilat u tkaojnë të gjitha kategorive të nxënësve dhe studentëve do t'u paguhen në tërësi. U bëjmë thirrje të gjitha subjekteve të rpekura t'i marrin informatat nga institucionet kompetente të cilat disponojnë me informata të sakta dhe të hollësishme, me qëllim të informimit me kohë, të saktë të opinionit dhe gjithsesi nxënësve dhe studentëve", thuhet në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp.

Qeveria është e përkushtuar në avancimin e standardit të nxënësve dhe studentëve, dhe për atë dëshmi janë të gjitha aktivitetet e ndërmarra në periudhën e kaluar, siç janë para së gjithash rritja e shumave të bursave të cilat janë barazuar në nivel prej 6.050 denarë në muaj, përkatësisht janë me rritje në raport me atë që paraprkisht ndahej si shumë prej 3.300, 4.000, 4.400 denarëve. Buxheti i përgjithshëm vjetor për këtë dedikim - ndarja e bursave studentore u rrit për 65 për qind. Paraprakisht në nivel vjetor paguheshin 117 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 u paguan 179 milionë denatë dhe ky trend vazhdoi edhe në vitet 2022 dhe 2023.

Njëherit, përkujtojnë nga Qeveria, janë vendosur kategori të reja të bursave studentore në vitin 2022 dhe ato janë edhe deri 18.000 denarë në muaj, për ata të cilët janë regjistruar në studime deridiplomike nga fusha e shkencave bujqësore, të pylltarisë dhe veterinarisë në universitetet publike dhe private dhe institucionet e larta arsimore në vend.

"Kjo Qeveri për herë të parë vendosi shujtë të subvencionaur për studentët. Në pajtim me Ligjin për shujtën e subvencionaur studentore ndajmë mjete financiare për të gjithë studentët e rregullt në studimet deridiplomike në institutcione shtetërore dhe private të arsimit të lartë të cilët janë shtetas të vendit tonë, ata janë 30.000 studentë të cilët marrin shumë të prëgjithshme mujore prej rerth 3.000 denarëve", thonë nga Qeveria.

Plotësisht, duke e apsur parasysh krizën ekonomike energjetike, theksojnë nga atje, nxënësit dhe studentët ishin paraparë në pakon e fundit të masave antikrizë. Është siguruar mbështetje financiare për nxënës të shkollave të mesme dhe nxënës nga familje me të arhdura mujore deri 50.000 denarë. 30.000 nxënës të shkollave të mesme marrin nga 1.800 denarë, apo gjithsej 10.800 denarë prej fillimit të masës deri në përfundim të vitit shkollor, për nxënës. Nxënësit nga arsimi fillor, ndërkaq, rreth 75.000 studentë, marrin nga 1.200 denarë në muaj apo 7.200 denarë prej fillimit tl masës deri në përfundim të vitit shkollor. 15.000 studentë nga familjet e ndjeshme sociale, marrin vauper për transprot prej 600 deri 1.200 denarë në muaj. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR