• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria i shpalli pagat e kryeministrit Mickoski dhe ministrave

Qeveria i shpalli pagat e kryeministrit Mickoski dhe ministrave

 Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Qeveria në faqen e saj zyrtare në pjesën "llogaridhënie",   ka shpallur pagat e kryetarit të Qeverisë Hristijan Mickoski dhe të ministrave.

Pagë më të lartë neto merr kryetari i Qeverisë Mickoski,  gjegjësisht 140.450 denarë, ndërsa të gjithë ministrat e tjerë në kabinetin e tij marrin pagë në vlerë prej 115.540 denarë. Përjashtim është i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, i cili merr 24.865 denarë shtesë, gjegjësisht gjithsej 140.405 denarë. Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç thuhet në faqen e internetit, i përcaktohet rritje për 20 për qind  e pagës  e përcaktuar për kryerjen e funksionit. Shtesa e pagës paguhet në përputhje me vendimin nr.16-1561/2 të datës 12 qershor të vitit 2017.

 

"Si pjesë e angazhimit të Qeverisë për një transparencë më të madhe digjitale, në këtë faqe mund t'i kontrolloni pagat e kryetarit të Qeverisë, zëvendëskryetarëve të Qeverisë  dhe ministrave në Qeveri. Shuma e pagës së ministrave është informacion publik", qëndron  në njoftimin në faqen e qeverisë

 Foto: Arkivi i MIA-s/printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR