• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria i miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive

Qeveria i miratoi rekomandimet e Komisionit për sëmundje infektive
Shkup, 8 mars 2022 (MIA)- Qeveria në seancën e sotme ka pranuar propozimet e Shtabit kryesor koordinues të krizës për përballje me pasojat e KOVID-19 që erdhën si rezultat i rekomandimeve të Komisionit për sëmundje infektive (KSI). Konform këtyre propozimeve, Qeveria ka sjellë vendim të hiqet masa e posedimit të detyrueshëm të certifikatës Kovid-19 për hyrje në qendra tregtare ku mbetet e detyrueshme mbajtja e maskës, derisa detyrimi për posedim të detyrueshëm të certifikatës Kovid-19 mbetet për hyrje në objektet gastronomike ku do të shërbehet ushqimi/pijet që janë në kuadër të qendrave tregtare, njoftoi Pres shërbimi qeveritar. Qeveria ka pranuar madje propozimin që kohëzgjatja e certifikatës për sëmundjen nga KOVID-19, në vend të 45 ditëve të deritashme, të zgjasë 180 ditë, pra gjashtë muaj, duke llogaritur nga data e testit PCR pozitiv. Në bazë të rekomandimit të Komisionit për sëmundje infektive, Qeveria ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit me të cilin gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe përgjegjësitë e punës me prezencë fizike në vendin e tyre të punës. Me këtë vendim është pranuar edhe rekomandimi që gratë shtatzëna të vaksinohen. Në lidhje me këtë pikë, Qeveria vendosi të revokojë kërkesën për certifikatë të detyrueshme KOVID-19 për dalje nga territori i Republikës së Maqedonisë së Veriut. fab/  

QËNDRONI TË LIDHUR