• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria i konfirmoi propozim-ndryshimet e Ligjit për ASHAAM

Qeveria i konfirmoi propozim-ndryshimet e Ligjit për ASHAAM

Shkup, 25 prill 2023 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme të 149-të e konfirmoi tekstin e Propozim ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për shërbimet audio dhe audiovizuale mediatike.  

Siç njoftoi Pres-shërbimi qeveritar, sipas elaborimit të propozuesit, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, me ndyshimet harmonizohen dispozita në Ligjin me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu në brifingun e djeshëm paralajmëroi se në pjesën e mediave, faza e parë e ndryshimeve të Ligjit për shërbime audiovizuale mediatike është rrumbullakosur dhe do të vendoset në E-Qeveri, me qëllim që ato të votohen sa më shpejt, që të respektohet afati i dhënë - 31 maji i këtij viti, që të mos humbet qasja deri te fondet nga Evropa Kreative.

Ndryshimet kanë të bëjnë me financat për sektorin publik RTVM dhe bëhet analizë, me të cilën planifikohet të zvogëlohen fondet aktuale në vlerë prej 1 për qind për RTVM që janë paraparë nëse nuk rrezikohet Buxheti i shtetit. Tani po bëhet analizë që të gjendet zgjidhje, por nuk do të jetë përqindje", theksoi Aliu.

Sipas ministrit, ndryshimet ligjore do të ofrojnë zgjidhje edhe për rregullimin e përmbajtjeve multimediale (tekst, audio, video). Portalet nuk mbulohen në këtë fazë dhe do të kalojnë në një zgjidhje të re. Konsideratat fillestare janë se ata kanë një kompani të regjistruar në vend, si dhe të paktën një punonjës si drejtor dhe dy të tjerë për procesin e punës.

Në fillim të seancës së sotme qeveritare, avokati i sapoemëruar i shtetit, Agron Reçi, para kryeministrit dhe ministrave në Qeveri u betua se do të punojë me ndërgjegje, ndershmëri dhe përgjegjësi, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet. mb/

Foto: Qeveri

 

QËNDRONI TË LIDHUR