• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria ende nuk ka marrë përgjigje nga Komisioni Evropian për taksën e Bullgarisë për gazin rus

Qeveria ende nuk ka marrë përgjigje nga Komisioni Evropian për taksën e Bullgarisë për gazin rus

Shkup, 3 nëntor 2023 (MIA) - Qeveria ende nuk ka marrë përgjigje për shkresën e dërguar  në Komisionin Evropian për taksën që e imponon Bullgaria për gazin rus.

Sipas zëvendëskyeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyçi, ende nuk është e qartë nëse "Gasprom"-i do ta pranojë taksën, por vendi është gati për të nëse preket drejtpërdrejtë.

 "Komisioni Evropian ka miratuar kërkesën e Bullgarisë për taksën ndaj "Gaspromit"-it. Atje gjendja ende nuk është e qartë, nëse "Gasprom"i do ta pranojë atë taksë dhe çfarë do të thotë ajo. Ne insistojmë në lirimin e kapaciteteve që të mos prekemi drejtpërdrejt, por, sigurisht, nëse kjo ndodh, siç tha kryeministri, jemi të gatshëm sepse pasoja është energji elektrike më të shtrenjtë dhe rritje të shpenzimeve për kompanitë. Prandaj i kërkojmë që KE-së ta ndihmojë shtetin tonë për të kaluar këtë situatë të re", tha Bytyqi, në pyetjen e një gazetari pas ngjarjes për projektin “Instrumenti i gjelbër financiar për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe luftë me ndryshimet klimatike”.

Taksëm që e imponoi Bullgaria është 10 euro për megavat orë. Qeveria i ka kërkuar Komisionit Evropian që të lirojë kapacitetet që të mund të furnizojmë gaz nga burime të tjera, gjegjësisht të mos ketë ngarkesë nga kjo taksë shtesë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR