• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria emëroi u.d. drejtorë në disa institucione

Qeveria emëroi u.d. drejtorë në disa institucione

Shkup, 17 korrik 2024 (MIA) - Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dje në seancën e gjashtë solli disa vendime për shkarkimin e drejtorëve të deritanishëm dhe emërimin e kuadrove të reja, informon shërbimi për shtyp i Qeverisë.

"Fejsall Beadini, emërohet në u.d. drejtor i Byrosë së Vlerësimit, autoritet në kuadër të ministrisë së Drejtësisë, Sedad Rushani emërohet në u.d. drejtor i Byrosë së Metrologjisë, organ në kuadër të Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Shaban Alajbegu emërohet në u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror Arsimor,  Haqim Ramadani emërohet u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror për Vetëqeverisjen Lokale, Zuhejr Rexhepi emërohet ushtrues detyre drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Ndërtimit dhe Urbanizmit, ndërsa  Mesud Jakupi, u.d.drejtor i Agjencisë për Rezerva Mallrash, informojnë nga Qeveria.

Sipas vendimeve të Qeverisë, Xheladin Xheladini emërohet u.d. drejtor i Institucionit Korrektues të Burgut Tetovë. Selatin Beluli, emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Vesna Peshova emërohet ushtruese e detyrës zëvendësdrejtore e Agjencisë për Punësim e Republikës së Maqedonisë së Veriut,  Eljesa Neziri, u.d. drejtor i Zyrës Shtetërore për Pronësi Industriale, Granit Osmani emërohet ushtrues detyre drejtor i Agjencisë për aplikimin e gjuhës që e flasin së paku 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR