• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e SHBA-së sanksionoi edhe persona juridik lidhur me rrjetin financiar të Jordan Kamçevit

Qeveria e SHBA-së sanksionoi edhe persona juridik lidhur me rrjetin financiar të Jordan Kamçevit

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Sergej Samsonenko, bashkëshortja e tij, Irina dhe Ratka Kunovska Kamçeva, si dhe kompanitë "Sistina Llajf Kear Centar", "Orka Hollding", "Bet siti", "Orka Fajnans" dhe "Kamçev konsalting", janë vendosur në të ashtuquajturën, listë e zezë amerikane.

"Qeveria e SHBA-së sot sanksionoi individë dhe persona jurudik lidhur me rrjetin financiar të Jordan 'Orce' Kamçevit, i cili ishte sanksionuar për korrupsion nga ana e SHBA-së në korrik të vitit 2023. Ministria amerikane e Financave sot imponoi sanksione ndaj Sergej Samsonenkos dhe Ratka Kunoskës për korrupsion dhe aktivitete malinje, në pajtim me Urdhërat ekzekutiv 14033 dhe 14024, së bashku me subjekte afariste që ata apo i sanksionauri Orce Kamçev i posedojnë apo kontrollojnë", informoi në Fejsbuk Ambasada amerikane në Shkup.

Këto veprime, qëndron në kumtim, tregojnë se disa elita të caktuara gëzojnë prëfitime nga korrupsioni dhe i minojnë institucionet shtetërore në llogari të qytetarëve të këtij shteti. SHBA-ja do të vazhdojë t'i mbajë përgjegjës aktorët e korruptuar, dhe kumtesa e sotme paraqet përkujtues se ai me të cilin bën biznes mundet dhe do të ndikojë ndaj jush dhe familjes suaj. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë më shumë", porosisin nga Ambasada e SHBA-së.

Në kumtesënj e Ministris amerikane të Financave, ceket se Sergej Samsonenko është qytetar me shtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe të Maqedonisë së Veriut dhe biznesmen i pasur i cili jeton në Maqedoni të Veriut. Ceket se mes viteve 2017 dhe 2018, Samsonenko dhe gruaja e tij Irina Samsonenko, gjithashtu me shtetësi të dyfishtë, të Rusisë dhe Maqedonisë së Veriut, kanë blerë tokë nga Jordan Kamçev. Kjo marrëveshje, qëndron në kumtesë, më vonë çoi drejt dëshmisë së Samsonenkos në një gjykatë në Maqedoni të Veriut në gjykimin për rastin "Parcelat në Vodno", ku Kamçev dhe nëna e tij Ratka Kunoska Kamçeva u akuzuan për larje parash.

"Në vitin 2021, Samsonenko i kreu pagesa gruas së tij, Irina Samsonenko. Njëkohësisht, Irina bëri transfer të mjeteve të Kamçev konsalting Shkup SHPKNJP dhe Orka Fajnans Shkup SHPKNJP; të dyja kompani lidhur me Kamçevën. Gjithashtu, në periudhën e njejtë kohore, paratë e transferuara të Kamçev konsalting dhe Orka Fajnans u shfrytëzuan për pagesë  të kredisë me orka Holding SHA, kompani e lidhur me Jordan Kamçev. Përveç kësaj, Samsonenko dhe Irina e blenë kompaninë Sistina Llajf Kear Sentar Shkup SHPKNJP, subjekt tjetër i implikuar në gjykimin 'Çarcelat në Vodno', nga Kamçev dhe Kamçeva. Përfundimisht, Bet Siti Interneshënëll SHPK Shkup, bastore sportive, është në gjysmë pronësi të Samsonenkos, ndërsa gjysma tjetër në pronësi të Orka Holding, drejtor i së cilës ëlshtë Jordan Kamçev", ceket në kumtesë. 

Sipas Ministrisë së Financave të SHBA-së, Samsonenko, Irina dhe Kamçeva janë sanksionuar sipas Urdhrit ekzekutiv 14033 për sigurimin e ndihmës materiale, sponsorizim ose sigurim i mbështetjes financiare, materiale ose teknike, për, ose mjete dhe shërbime për ose në mbështetje të Jordan Kamçevit, person, prona dhe aksionet e pasurisë së të cilit janë bllokuar në zbatim  të Urdhrit ekzekutiv 14033.

"Sistina Lajf Kear Qendër" është sanksionuar në bazë të Urdhrit Ekzekutiv 14033 për zotërim ose kontroll, ose për veprim ose qëllim për të vepruar drejtpërdrejt ose tërthorazi për ose në llogari të Irina-s, një personi të cilit prona dhe interesat pronësore i janë bllokuar në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14033. "Bet Siti" është sanksionuar në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv 14033 për të qenë në pronësi ose kontrolluar nga, ose për veprim ose pretendim për të vepruar drejtpërdrejt ose indirekt për ose në emër të Samsonenkos dhe Kamçevit, persona të cilëve prona dhe aksionet e pronës u janë bllokuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033. "Orka Holding" SHA është një konglomerat i lidhur me Kamçevin që operon në një sërë sektorësh. "Orka Fajnans" dhe "Kamçev Konstalting" janë kompani për konsulencë dhe shërbime afariste në kuadër të rrjetit të Kamçevit dhe janë në pronësi të Kamçevës", thekson Ministria.

Siç sqaron "Orka Holding" është sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033 për shkak të asaj që është në pronësi ose e kontrolluar nga, ose për shkak të asaj që ka vepruar ose ka pasur për qëllim të veprojë direkt ose indirekt për ose në emër të Kamçevit, person, prona e të cilit është bllokuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033. "Orka Fajnans" dhe "Kamçev Konsalting" janë sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033 për shkak të asaj që janë në pronësi ose janë kontrolluar nga, ose për shkak të asaj që ka vepruar ose ka pasur për qëllim të veprojë direkt ose indiriekt për ose në emër të Kamçevës, person, prona e të cilit është bllokuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14033.

Në qershor të këtij viti SHBA-ja vendosi në listën e zezë kryetarin e komunës së Strugës Ramiz Merko, ndërsa vitin e kaluar në listë u gjetën edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim Sasho Mijallkov për shkak të përzierjes së tyre në "korrupsion të madh". Paraprakisht në "listën e zezë" të SHBA-së, ishin edhe Lube Boshkovski, Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Kastriot Haxhirexha, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Xhavit Hasani, Xhazair Shaqiri, Daut Rexhepi dhe Xhemail Hiseni.  sa/ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR