• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria e re finlandeze planifikon ta ulë emigracionin

Qeveria e re finlandeze planifikon ta ulë emigracionin

Helsinki, 16 qershor 2023 (MIA) - Qeveria e sapoformuar e koalicionit në Finlandë sot kumtoi se është dakorduar t'i ulë kuotat e emigrantëve, t'i rrisë kërkesat për të huajt të cilët dëshirojnë të punojnë në vend dhe t'i ashpërsojë kushtet për marrjen e shtetësisë për të huajt, që janë pika kyçe të Partisë nacionaliste të finlandezëve.

"Në vitet e fundit, Finlanda ishte vendi i fundit nordik me politikë më të butë të emigracionit. kjo po ndryshon", deklaroi në konferencë për shtyp kryetari i Partisë së finlandezëve, Rika Pura, duke e quajtur politikën e re "ndryshim të paradigmës".

Qeveria, gjithashtu, do ta hedhë poshtë përdorimin e çfarëdo lloj planesh të përbashkëta për rikuperim ekonomik nga Bashkimi Evropian.

Qeveria, të cilën e kryeson Petri Orpo, shef i Koalicionit konservator nacional, gjithashtu planifikon t'i ulë shpenzimet, t'i ulë tatimet dhe të hapë 100 mijë vende të reja të punës në katër vitet në vijim. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR