• e premte, 08 nëntor 2024

Qeveria e prezantoi Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027 (PLT)

Qeveria e prezantoi Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027 (PLT)

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Projekt agjenda reformuese për periudhën 2024 - 2027 sot u prezantua nga kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë.

"Qeveria është tërësisht e përkushtuar në relaizimin e qëllimit tonë strategjik për integrim të plotë në BE. Në këtë proces jo vetëm që e shohim të ardhmen e shtetit tonë si anëtare e barabartë në BE, por edhe si shtet modern ekonomik stabil dhe prosperues i cili i ka përmbushur standardet më të larta evropiane. Vizioni ynë për "Maqedoni sërish tënden" moderne është bazuar në parimet e inkluzivitetit, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik që do të na mundësojnë të jemi partner i barabartë në familjen evropiane", tha Mickoski.

Ky plan i inicuar nga KE-ja, siç theksoi, ka për qëllim të ulë disparitetet ekonomike të shteteve dhe BE-së duke u ofruar qytetarëve qasje drejt përfitimeve nga Unioni që para anëtarësimit zyrtar, ndërkaq bazohet në katër shtylla themelore - përfircimin e integrimit ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, thellimin e integrimit ekonomik përmes bashkëpunimit të rritur me fqinjët në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, përshpejtimit tl reformave fundamentale dhe rritjen e ndihmës financiare për reformat me pakon financiare prej 6 miliardë eurove, prej të cilave dy miliardë janë grante.

Sipas formulës, shtetit duhet t'i takojnë 750,4 milionë euro për periudhën 2024 - 2027. Agjenda reformuese për periudhën e cekur duhet të kushtëzohet nga KE-ja që do të hapë mundësi për nënshkrim të marrëvehsjes për mekanizmin për reforma dhe rritje dhe marrëveshje për kredi.

Pas ratifikimit të marrëvehsjeve sërish do të parashtrohet kërkesa për tërheqje të transhës së parë në vlerë prej 7 për qind nga alokacioni i mjeteve përkatësisht rreth 52,5 milionë euro. 

Agjenda reformuese është e përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me KE-në dhe do të përfshijë sfera prioritare so reformë të administratës publike, tranzicion energjetik, siguri kibernetike, digjitalizim, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe përmirësim të ambientit afarist të cialt janë kyçe për përmirësim të standardit të qytetarëve dhe sigurim të stabilitetit afatgjatë dhe prëparim të shtetit.

Ministri Murtezani theksoi se Projekt agjenda reformuese është përgatitur nga MÇE së bashku me Ministrinë e Financave dhe të gjitha ministritë tjera kompetente dhe e cilëson si një nga arritjet më të rëndësishme në 100 ditët e para të mandatit të Qeverisë së re.

Shfrytëzimi i mjeteve të destinuara për vendin nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor, tha do të kushtëzohet nga realizimi i hapave konkretë kualitativ dhe kuantitativ në lidhje me masat për reformat e planifikuara. Ose me fjalë të tjera, dhe me numra të të rrumbullakuar, 250 milionë euro do të merren si grant ose mjete të pakthyeshme për projekte investuese, ndërsa 500 milionë euro do të sigurohen përmes huas me kushte jashtëzakonisht të volitshme (shlyerja fillon nga viti 2034, deri në 40 vjet afat të shlyerjes dhe shkallë interesi të volitshme), nga të cilat 250 milionë euro do të përdoren për realizimin e reformave (mbështetja buxhetore) dhe 250 milionë të tjera do të alokohen për projekte investuese.

"Konkretisht, do të punojmë në forcimin e kontrollit financiar të brendshëm publik, forcimin e sistemit të prokurimeve publike, dekarbonizimin dhe burimet e rinovueshme të energjisë (diellore dhe me erë), miratimin e sistemit të tregtisë me emisionet e gazit, efikasitetin energjetik dhe ballafaqimin me ndotjen e ajrit. Kjo përfshin edhe zhvillimin e arsimit dhe aftësive nëpërmjet reformave të arsimit të mesëm profesional si reformimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe publike, veçanërisht në komunikacionin postar dhe hekurudhor, duke përfshirë edhe futjen e sistemit inteligjent të transportit, rritjen e e-shërbimeve në punën doganore, përmirësimin e mjedisit afarist duke forcuar inspektoratet dhe duke shtuar mbikëqyrjet inspektuese, mbështetjen për punën e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme", tha Murtezani.

Në pjesën e sundimit të së drejtës, zhvillimin e demokracisë përmes reformës së legjislacionit zgjedhor, forcimin e pavarësisë, cilësisë dhe integritetit të gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, miratimin e Kodit të ri Penal dhe Ligjit për procedurën penale në përputhje me standardet e BE-së dhe prioritetet e tjera që, në interes të kohë, nuk do t'i numëroj në detaje.

Për shkak të nevojës së lartpërmendur për forcimin e kapaciteteve dhe politikës për mbajtjen e stafit në strukturat zbatuese, si dhe për të zbatuar agjendën e paraqitur reformuese, Murtezani njoftoi se do të bëhet një analizë për nevojën e mundshme për krijimin e një strukture shtesë ose përdorimin e asaj ekzistuese duke e forcuar ose zgjeruar. ls/

Foto: Qeveria

 

QËNDRONI TË LIDHUR