• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e prezantoi Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027

Qeveria e prezantoi Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027

Shkup, 27 gusht 2024 (MIA) - Projekt agjenda reformuese për periudhën 2024 - 2027 sot u prezantua nga kryeministri Hristian Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani në konferencën e përbashkët për shtyp në qendrën mediatike të Qeverisë.

"Qeveria është tërësisht e përkushtuar në relaizimin e qëllimit tonë strategjik për integrim të plotë në BE. Në këtë proces jo vetëm që e shohim të ardhmen e shtetit tonë si anëtare e barabartë në BE, por edhe si shtet modern ekonomik stabil dhe prosperues i cili i ka përmbushur standardet më të larta evropiane. Vizioni ynë për "Maqedoni sërish tënden" moderne është bazuar në parimet e inkluzivitetit, sundimit të së drejtës dhe zhvillimit ekonomik që do të na mundësojnë të jemi partner i barabartë në familjen evropiane. Sot ua prezantoj Projekt agjendën reformuese për periudhën 2024 - 2027, e cila është rezultat i përpjekjeve tona të përkushtuara për ta avancuar rritjen ekonomike, stabilitetin e vendit tonë në kuadër të Planit për rritje për vendet nga Ballkani Perëndimor", tha Mickoski.

Ky plan i inicuar nga KE-ja, siç theksoi, ka për qëllim të ulë disparitetet ekonomike të shteteve dhe BE-së duke u ofruar qytetarëve qasje drejt përfitimeve nga Unioni që para anëtarësimit zyrtar, ndërkaq bazohet në katër shtylla themelore - përfircimin e integrimit ekonomik me tregun e vetëm të BE-së, thellimin e integrimit ekonomik përmes bashkëpunimit të rritur me fqinjët në kuadër të tregut të përbashkët rajonal, përshpejtimit tl reformave fundamentale dhe rritjen e ndihmës financiare për reformat me pakon financiare prej 6 miliardë eurove, prej të cilave dy miliardë janë grante.

Sipas formulës, shtetit duhet t'i takojnë 750,4 milionë euro për periudhën 2024 - 2027. Agjenda reformuese për periudhën e cekur duhet të kushtëzohet nga KE-ja që do të hapë mundësi për nënshkrim të marrëvehsjes për mekanizmin për reforma dhe rritje dhe marrëveshje për kredi.

Pas ratifikimit të marrëvehsjeve sërish do të parashtrohet kërkesa për tërheqje të transhës së parë në vlerë prej 7 për qind nga alokacioni i mjeteve përkatësisht rreth 52,5 milionë euro. 

Agjenda reformuese është e përgatitur në bashkëpunim të ngushtë me KE-në dhe do të përfshijë sfera prioritare so reformë të administratës publike, tranzicion energjetik, siguri kibernetike, digjitalizim, zhvillim të kapitalit njerëzor dhe përmirësim të ambientit afarist të cialt janë kyçe për përmirësim të standardit të qytetarëve dhe sigurim të stabilitetit afatgjatë dhe prëparim të shtetit. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR