• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e pranoi tekstin e Programit të reformave ekonomike 2023-2025

Qeveria e pranoi tekstin e Programit të reformave ekonomike 2023-2025
Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria e shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për Programin e reformave ekonomike 2023-2025 dhe e shqyrtoi dhe e pranoi tekstin e Programit.
 
 
Siç kumtoi shërbimi për shtyp i qeverisë, edhe ky dokument, sipas informacioneve të Ministrisë së Financave, është përgatitur në përputhje me udhëzimet e dhëna nga KE, ku përveç kornizës afatmesme makroekonomike dhe fiskale, janë përfshirë edhe 19 reforma kyçe strukturore sektoriale për të rritur konkurrueshmërinë dhe rritjen e ekonomisë.
 
 
Në Programin, si sfida kryeosre për konkurrencën dhe rritjen janë identifikuar forcimi i kapitalit njerëzor për zhvillim gjithëpërfshirës, ​​inkurajimi i tranzicionit të gjelbër, përmirësimi i konkurrencës së ndërmarrjeve vendase, integrimi i tyre në zinxhirët e vlerës globale dhe formalizimi i ekonomisë. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR