• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim ligjit për taksën e solidaritetit

Qeveria e përcaktoi tekstin e propozim ligjit për taksën e solidaritetit
 
 
 
Shkup, 1 shkurt 2023 (MIA) - Qeveria e ka përcaktuar tekstin e propozim ligjit për taksën e solidaritetit. Kontributi për solidaritet, siç theksohet nga Ministria e Financave, duhet të veprojë si një masë rishpërndarëse për të siguruar që kompanitë në fjalë, të cilat kanë realizuar fitime të tepërta për shkak të rrethanave të papritura, të kontribuojnë proporcionalisht në zbutjen e krizës energjetike në tregun e brendshëm.
 
 
"Për të korrigjuar deformimin e tregut dhe për të siguruar rishpërndarjen e barrës së pasojave negative të krizës, siç sqarohet nga Ministria e Financave, disa vende të botës kanë prezantuar ose njoftuar se do të futin të ashtuquajtur tatim të ekstra fitimit (Kroacia, Bullgaria, Greqia, Hungaria, Britania e Madhe, Italia, Spanja, Gjermania). Vendosja e kësaj takse ka funksion solidariteti dhe do të sigurojë burime financiare që do të përdoren plotësisht për financimin e Programit për masat për përballimin e krizës, thuhet në shërbimin për shtyp të qeverisë. ls/ 

QËNDRONI TË LIDHUR