• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria e miratoi informatën për ndërtim dhe rikonstruim të disa objekteve sportive për këtë vit

Qeveria e miratoi informatën për ndërtim dhe rikonstruim të disa objekteve sportive për këtë vit

Shkup, 17 shtator 2024 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme miratoi informatë për realizim të projekteve nga programi për ndërtim dhe rikonstruim të objekteve sportive për vitin 2024 nga ana e Ministrisë së Sportit. Mes tyre është edhe ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake - Shkup, sanimi i sallës sportive Rasadnik në Komunën Kisella Vodë, si dhe të sallës sportive në UCM.

Lidhur me pojektin "Ndërtimi i sallës sportive në Akademinë ushtarake - Shkup",  nga Qeveria kumtuan se salla sportive do të ndërtohet në kompleksin e kazermës në komunën Aerodrom. E njejta do të dedikohet për kadetët e Akademisë ushtarake. Realizimi do të zhvillohet në vitin 2024 dhe në vitin 2025.

Lidhur me projektin "Sanimi i sallës sportive Rasadnik, Komuna Kisella Vodë", rikonstruimi do të bëhet në bashkëpunim me komunën Kisella Vodë. Nga ana e Komunës është përgatitur Projekt për rikonstruim të sallës sportive multifunksionale Rasadnik me kapacitet prej 1000 deri 1500 shikuesve.

Projekti "Sanimi i sallës sportive në UCM" është gjithashtu pjesë e këtij programi. Siç kumtuan nga Qeveria, salla është dëmtuar për shkak se pas prëfundimit të aktiviteteve ndërtimore, e njejta nuk ishte kyçur në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit, që ishte obligim i Universitetit. Nevojiten një sërë sanimesh, so riparime të fasadës, ndërrimi i dritareve, sigurimi mekanik i pajisjes dhe të ngjashme.

Siç kumtuan nga Qeveria, do të realizohet edhe projekti "Sanimi i sallës sportive në Komunën Radovish".

Projektet e tjera janë "Sanimi i sallës sportive në Komunën Novo Sellë", "Sanimi i fushës së futbollit të KF Teteks, Tetovë", "Sanimi i këndeve të lojërave shumëfunksionale të lagjes", "Sanimi i këndeve për fëmijë me vendosje të pajisjes sportive në kopshte ", "Vendosja e rampave në objektet prë sport për persona me pengesa", "Ndërtimi i rrugicës atlete në Komunën Gjevgjeli".

Nga Qeveria informojnë se Minsitria e Sportit do të zbatojë procedura për furnizime publike me qëllim të zgjedhjes së ofertuesit/kryesit më të volitshëm dhe organit mbikëqyrës gjatë realizimit të projekteve.

Këtë vit, siç theksojnë, mjetet në vlerë prej 35.039.500,00 denarë do të dedikohen për investime për këto objekte. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR