• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria e miratoi informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor

Qeveria e miratoi informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lëvizje të lirë me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor
Shkup, 25 tetor 2022 (MIA) – Qeveria në seancën e sotme të 95-të e ka shqyrtuar dhe miratuar Informacionin për lidhjen e Marrëveshjes për lirinë e lëvizjes me letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe e ka pranuar tekstin e harmonizuar të Marrëveshjes. Marrëveshja i përfshin të gjashtë vendet e rajonit, përkatësisht Shqipërinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, në kuadër të Procesit të Berlinit të udhëhequr nga parimet e të drejtës së BE-së, vlerat evropiane dhe praktikat e mira të BE-së. "Marrëveshja parashikon kushte të njëjta për hyrjen, transitin, daljen dhe qëndrimin e shkurtër të personave fizikë, përkatësisht poseduesve të letërnjoftimeve. Me lidhjen e kësaj Marrëveshje konfirmohet gatishmëria e shprehur për përforcimin bashkëpunimit rajonal dhe mirëkuptimin reciprok, që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik, zmadhimin e rritjes ekonomike, investimet dhe punësimin në Ballkanin Perëndimor. Gjithashtu, janë marrë parasysh edhe konkluzionet që liderët sollën në kuadër të Procesit të Berlinit, duke vënë theksuar vizionin e prosperitetit për njerëzit e Ballkanit Perëndimor, në mënyrë që t'i gëzojnë liritë e njëjta si qytetarët evropianë", njoftojnë nga Qeveria. Komunikojnë njëherit është marrë parasysh edhe Deklarata e liderëve nga Ballkani Perëndimor për tregun e përbashkët rajonal si katalizator për integrim më të thellë ekonomik rajonal drejt tregut të vetëm të Bashkimit Evropian, të miratuar në Samitin e liderëve nga Ballkani Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit, të realizuar në Sofje më 10 nëntor të vitit 2020. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR