• e premte, 08 nëntor 2024

Qeveria e miratoi Informacionin për arritjet kyçe në zbatimin e Strategjisë për Romët në vitin 2022-2030

Qeveria e miratoi Informacionin për arritjet kyçe në zbatimin e Strategjisë  për Romët në vitin 2022-2030
Shkup, 5 prill 2022 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme e miratoi Informacionin për arritje, përpjekje dhe koordinim kyç në zbatimin e Strategjisë për romët në vitin 2022-2030. Nga Sektori qeveritar për marrëdhënie me opinionin kumtuan se bëhet fjalë për pika e cila i sublimon politikat sociale dhe ekonomike të cilat janë kahëzuar në mbështetjen e bashkësive të rrezikuara në shoqërinë tonë, në këtë rast bashkësia rome, të përfshira  në Strategjinë për gjithëpërfshirje të romëve për periudhën nga viti 2022 deri në vitin 2030. "Në përputhje me konkluzionin për statusin e zbatimit të masave dhe programeve kyçe të Strategjisë për Romët 2022-2030, Qeveria udhëzoi ministritë kompetente të përfshira në zbatimin e strategjisë që të përcaktojnë prioritetet e strategjisë për vitin 2022 dhe t'i prezantojnë ato në formën e një plani veprimi, një sesion tematik që do t'i kushtohet promovimit të integrimit të romëve në Maqedoninë e Veriut", thuhet në deklaratë. Qeveria miratoi sot ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e fëmijëve, i cili harmonizohet me Ligjin për pagën minimale për të arritur barazinë e të gjithë të punësuarve në sektorin privat dhe publik me të ardhurat më të ulëta, duke vendosur të njëjtën masë të pagës minimale ligjore, të mbulohet me rregullime në lidhje me pagën minimale dhe kategorinë e kujdestarit/asistentistit në sektorin e mbrojtjes së fëmijëve. Qeveria ka përcaktuar edhe ndryshimet në Ligjin për sigurimin pensional dhe invalidor për llogaritjen e pagave të të punësuarve në shërbimin profesional të Fondit në mënyrë që të harmonizohet me Ligjin për pagën minimale dhe Ligjin për nëpunësit administrativë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR