• e shtunë, 23 nëntor 2024

Qeveria e konstatoi dorëheqjen e Faton Ahmetit

Qeveria e konstatoi dorëheqjen e Faton Ahmetit

Shkup, 15 gusht 2023 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme e konfirmoi dorëheqjen e Faton Ahmetit nga pozita e drejtorit të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, njoftoi pres-shërbimi qeveritar.

Më herët Ahmeti në faqen e tij në Fejsbuk ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje.

"Ju njoftoj se sot kam dhënë dorëheqje nga posti i drejtorit të përgjithshëm të Fondit për sigurim shëndetësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Faleminderit për mbështetjen dhe bashkëpunimin e frytshëm në kryerjen e këtij funksioni. Angazhimin tim do ta vazhdoj duke u fokusuar në detyrat e partisë, me përkushtim maksimal në realizimin e vizionit të Ali Ahmetit", ka shkruar Ahmeti.

Qeveria e ka emëruar Asaf Abdurramanin si ushtrues detyre drejtor i Fondit për sigurime shëndetësore. mb/

Foto: Pres-shërbimi qeveritar

 

QËNDRONI TË LIDHUR