• e premte, 27 dhjetor 2024

Qeveria e detyroi EEM-në të sigurojë energji ngohëse në Shkup

Qeveria e detyroi EEM-në të sigurojë energji ngohëse në Shkup
Shkup, 4 tetor 2022 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 86-të, me qëllim të sigurimit të energjisë ngrohëse në Shkup, solli vendim me të cilin EEM Shitja SHPKNJP Shkup i imponohet obligimi për sigurim të këtij shërbimi publik.
"Obligimi i EEM SHPKNJP Shkup i referohet kryerjes së veprimtarisë energjetike: prodhim i rregulluar i energjisë ngrohëse për nevojat e konsumatorëve të një pjese të rajonit të qytetit të Shkupit dhe atë për rajonet e komunave: Aerodrom, një pjesë e Gazi Babës, Gjorçe Petrov, Karposh, Kisella Vodë, Qendër dhe Çair, si dhe për sigurimin e energjisë ngrohëse për mbulimin e humbjeve në sistem, rezervë të sistemit dhe shërbime të sistemit për mirëmbajtje të parametrave të nevojshëm të punës në suaza të sistemit për energji ngrohëse për këto pjesë të Qytetit të Shkupit", kumtuan nga shërbimi qeveritar për shtyp.
Në mbledhjen e sotme Qeveria miratoi edhe ndryshime dhe plotësime të Dekretit për kriteret dhe kushtet për shpallje të gjendjes së krizës në raste të fatkeqësive të motit dhe natyrore, avari dhe çrregullime të tregjeve të energjisë elektrike, mënyrën e furnizimit me energji elektrike në gjendje të krizës, masa që ndërmerren në rast të gjendjes së krizës, si dhe të drejtat dhe obligimet e bartësve të licencave për ushtrim të veprimtarive elektro-energjetike.
"Në Dekretin, i cili parasheh kufizim të konsumit të energjisë elektrike dhe sigurim të sasive shtesë të energjisë elektrike, përfshirë edhe energjinë e balancuar dhe rezervë për fuqi aktive, me ndryshimet dhe plotësimet, të bëra me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë, është paraparë mundësia edhe për ndërmarrje të masave për parandalim të keqpërdorimeve dhe manipulimeve, gjatë sigurimit të shërbimit universal në tregun e energjisë elektrike, si dhe masa për sigurim të furnizimit të papengueshëm dhe të sigurt me energji elektrike, nga ana e furnizuesit universal, konsumatorëve të cilët kryejnë veprimtari të interesit publik, si dhe të konsumatorëve të tjerë të cilët nuk furnizohen nga furnizuesi universal, për shkak të mbrojtjes së standardit jetësor", theksuan nga shërbimi qeveritar për shtyp. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR