• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria e angazhoi MSH ta dorëzojë programin për terapi të pacientëve me fibrozë cistike për vitin 2024

Qeveria e angazhoi MSH ta dorëzojë programin për terapi të pacientëve me fibrozë cistike për vitin 2024

Shkup, 24 nëntor 20-23 (MIA) - Qeveria sot në seancë ka shqyrtuar dhe miratuar Informacion nga Ministria e Shëndetësisë për dhënie të pajtueshmërisë për ndërmarrje të detyrimit, për pagesën e të cilave nevojiten mjete buxhetore për furnizim të terapisë së kombinuar me medikamentin Kaftrio dhe ilaçin Kalydeco, për pacientët me fibrozë cistike në vend.

Siç njoftoi pres-shërbimi qeveritar, Qeveria ka dhënë pajtueshmëri për ndërmarrje të detyrimit në programet e përfshira me pjesën zhvillimore të buxhetit, për pagesën e të cilit nevojitet shfyrtëzimi i mjeteve buxhetore në vitin 2024 dhe 2025, në vlerë të përgjithshme prej 854.549.942,40 denarëve.

"Bëhet fjalë për medikament të miratuar nga Agjencia mjekësore evropiane dhe efekti i terapisë, sipas informacioneve të Ministrisë së Shëndetësisë, është i shpejtë, domethënës dhe i qëndrueshëm dhe përdoret si terapi standarde për trajtimin e pacientëve me fibrozë cistike të moshës mbi gjashtë vjeç", sqarohet në njoftimin e Qeverisë.

Ministria e Shëndetësisë detyrohet t'i paraqesë Qeverisë, Propozim program për ofrimin e terapisë për pacientët me fibrozë cistike, për vitin 2024. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR