• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Qeveria e angazhoi MPB-në t'i rrisë rrogat e nëpunësve policorë nga shtatori

Qeveria e angazhoi MPB-në t'i rrisë rrogat e nëpunësve policorë nga shtatori
Shkup, 26 korrik 2022 (MIA) - Qeveria në mbledhjen e sotme të 65-të e angazhoi ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski t'i ndërmarrë të gjitha aktivitet e nevojshme për realizim të rritjes së rrogave për të punësuarit në MPB në vlerë prej pesë për qind, duke filluar me rrogën e shtatorit 2022. Siç kumtoi Shërbimi qeveritar për shtyp, Qeveria solli një konkludim të këtillë pas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme se në buxhetin e MPB-së për vitin 2022 janë paraparë mjete për rritjen e këtillë prej muajit shtator dhe me qëllim që të bëhet ndryshim në vendimin për vlerën e pikëve. Në fillim të mbledhjes, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministrat me një minutë heshtje i nderuan viktimat e tërmetit katastrofik në Shkup më 26 korrik të vitit 1963. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR