Qeveria do ta pranojë pagën minimale që do ta dakordojnë punëdhënësit dhe punëtorët
- Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, mbetet në qëndrimin se Qeveria do të pranojë atë pagë minimale në vend, për të cilën do të dakordohen punëdhënësit dhe punëtorët.
- Post By Fami Bajrami
- 13:48, 6 mars, 2025

Shkup, 6 mars 2025 (MIA) - Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, mbetet në qëndrimin se Qeveria do të pranojë atë pagë minimale në vend, për të cilën do të dakordohen punëdhënësit dhe punëtorët.
"Nuk e di pse ka komente se kemi qenë në konflikt me sindikatat për pagën minimale. Isha shumë e qartë dhe thashë - do të merren vesh punëdhënësit dhe punëtorët se sa mund të releflektojnë dhe sa mund të paguajnë tjerët, ndërsa për ne do të jetë e pranueshme gjithçka që do të bien dakord. Kanë dialog mes vete dhe çfarëdo që pranojnë atje, ne jemi të obliguar që ta ofrojmë, veçanërisht si Ministri e Financave", theksoi Dimitrieska Koçoska në përgjigjen pas nënshkrimit të sotëm të Memorandumit për bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik në Shkup.
Nuk do ta diskutoja më tej, shtoi ajo, t'ia lëmë dialogut midis dy palëve.
"Çfarëdo që të merren vesh si ministre e Financave do ta respektoj”, ka thënë Dimitrieska Koçoska.
Foto: arkivi i MIA-s