• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Ditë jopune më 24 prill dhe 8 maj për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Qeveria: Ditë jopune më 24 prill dhe 8 maj për shkak të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare

Shkup, 9 prill 2024 (MIA) - Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e ka shqyrtuar dhe miratuar informacionin nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale për shpalljen e 24 prillit të vitit 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj 2024 (e mërkurë) si ditë jopune, për shkak të shpalljes së zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria, siç njofton shërbimi për shtyp, sipas informacioneve, ka miratuar konkluzionet me të cilat e ka përcaktuar 24 prillin e vitit 2024 (e mërkurë) dhe 8 maj të vitit 2024 (e mërkurë), si ditë jopune për të gjithë qytetarët e territorit të Republika e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria rekomandon që punëdhënësit e sektorit privat në territorin e shtetit t'i zbatojnë këto konkluzione.

"Në Informacionin nga Ministria e Punës dhe Punës Sociale, thuhet se, duke marrë parasysh Vendimin për shpalljen e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 37/24), si Vendimi për shpalljen e zgjedhjeve për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut (“Gazeta Zyrtare e RMV” nr. 37/24), është e nevojshme që çdo qytetar të mund ta ushtrojë të drejtën e tij të votës pa pengesë, në Njësinë zgjedhore në të cilën është regjistruar", thuhet në komunikatën e Qeverisë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR