• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria dhe sindikatat arritën marrëveshje, nga shtatori për 10 për qind paga më të larta

Qeveria dhe sindikatat arritën marrëveshje,  nga shtatori  për 10 për qind paga më të larta

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Qeveria dhe sindikatat, pas bisedimeve të suksesshme dhe dialogut të hapur, arritën në një zgjidhje të përbashkët që do të zgjidhë përgjithmonë çështjen e pagave të të punësuarve në sektorin publik.  Në takimin e djeshëm të punës, të dyja palët u dakorduan për rritje të pagave prej 10 p;r qind prej muajit shtator të vitit 2023, si dhe pagesën prej 10.000 denarë për pushim vjetor për vitin 2023, që do të paguhet deri në fund të vitit. 

Siç informon pres shërbimi qeveritar,  u arrit marrëveshje për rritje sistematike të pagave në sektorin publik, përmes një metodologjie që do të zgjidhë këtë problem dhjetëvjeçar.

Metodologjia e re e përllogaritjes së pagave në sektorin publik, e cila do të jetë pjesë e kontratës së përgjithshme kolektive, do të merret nga paga mesatare e shumëzuar me një koeficient dhe do të llogaritet nga marsi i vitit 2025. 

"Me këtë, pas 17 vitesh, do të miratohet një Marrëveshje e re e Përgjithshme Kolektive, e cila prezanton një zgjidhje sistematike për pagat në sektorin publik që do të garantojë rritjen e pagave pa kalkulime politike. Në marrëveshjen e përgjithshme kolektive, sipas marrëveshjes së djeshme, do të përcaktohet pagesa e një shume minimale për pushim vjetor në vlerë prej 30 për qind të pagës mesatare neto", qëndron në kumtesë.

 Marrëveshja e arritur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sindikatave është rezultat i përkushtimit të Qeverisë për zbatimin e politikave që janë në interes të të drejtave të punonjësve dhe mbrojtjes së standardeve të qytetarëve, duke ndikuar kështu në rritjen e ekonomisë së brendshme.

"Zgjidhja e përcaktuar do të dorëzohet deri te Këshilli Ekonomik-Social, ku pritet të miratohet në ditët në vijim. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë të punojë në drejtim të sigurimit të kushteve më të mira për punonjësit, standardit më të mirë të jetesës, si dhe mundëson një të ardhme të begatë dhe evropiane për vendin", theksohet në kumtesën e Qeverisë. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR