• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: Afrona Vërzivolli nesër do të shkarkohet nga vendi i revizores së IPA fondeve

Qeveria: Afrona Vërzivolli nesër do të shkarkohet nga vendi i revizores së IPA fondeve

Shkup, 10 gusht 2024 (MIA) - Afrona Vërzivolli, e emëruar, gjatë ditës së nesërme do të shkarkohet nga vendi i revizores së IPA fondeve, informojnë nga Qeveria.

"E njoftojmë opinionin se e emëruara Afrona Vërzivolli gjatë ditës së nesërme  do të shkarkohet nga vendi i revizores së IPA fondeve. Njëherit theksojmë se nevojitet edhe vëmendja të kahëzohet drejt keqpërdoprimeve të hapura të parave nga BE-ja dhe fondet e vendosura në dispozicion të cilat ishin të pranishme gjatë periudhës së kaluar, ndërkaq për çka ekziston edhe gjurmë në formë të shkruar dhe notifikim nga Zyra evropiane për luftë kundër mashtrimeve (OLAF) të cilat për shkak të punës së tillë kërkojnë nga shteti pagesë të disa milionë eurove", njoftojnë nga Qeveria.

Nga atje theksojnë se rikahëzimin e vëmendjes drejt temave të tjera e interpretojnë "si ikje nga përgjegjësia për keqpërdorime të tilla". "Përgjegjësi do të ketë", ceket në informatën nga Qeveria.

Mediumet sot kumtuan se BE-ja do të hetojë nëse Qeveria ka vendosur revizore kryesore joadekuate për Fondet evropiane dhe se nuk dihet nëse e sapoemëruara Afrona Vërzivolli ka licencë apo jo. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR