• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qeveria: 7 dhe 8 janari janë ditë jo pune

Qeveria: 7 dhe 8 janari janë ditë jo pune

Shkup, 4 janar 2024 (MIA) - Qeveria në seancën e sotme ka ndryshuar rekomandimin për ditët e punës për festa, të miratuar në seancën e 214-të të qeverisë.

"Qeveria e shqyrtoi dhe e pranoi udhëzimin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale se data 7 janar (e diel) dhe 8 janar (e hënë) janë ditë jo pune, sipas Ligjit për festat, njofton shërbimi për shtyp i qeverisë.

Rekomandimi i miratuar në seancën e 214-të të Qeverisë parashikonte që gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve, gjegjësisht më 31 dhjetor 2023 dhe 1 janar 2024 dhe 7 janar dhe 8 janar 20bsh/24, të punojnë shitoret, stendat dhe kioskat që tregtojnë me pakicë. Propozues ishte Ministria e Ekonomisë. Siç informoi në atë kohë shërbimi për shtyp i Qeverisë, qëllimi i këtij rekomandimi ishte plotësimi i nevojave të qytetarëve gjatë festave të fundvitit, veçanërisht në qytetet e vogla dhe vendet ku nuk ka qendra të mëdha tregtare. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR