• e enjte, 26 dhjetor 2024

Qeveria është e gatshme të bisedojë me mësimdhënësit për rritje të rrogave me buxhetin e ardhshëm, deklaroi Mickoski

Qeveria është e gatshme të bisedojë me mësimdhënësit për rritje të rrogave me buxhetin e ardhshëm, deklaroi Mickoski

Shkup, 26 gusht 2024 (MIA) - Të gjithë meritojnë rroga më të larta, theksoi sot kryeminsitri Hristian Mickoski, duke u përjgigjur në pyetje të gazetarëve për kërkesën e mësimdhënësve për rroga më të larta se 12% dhe paralajmërimin për protesta të mundshme. Mickoski është decid se secili që punon në pajtim me Ligjin dhe Kushtetutën dhe mundohet, meriton rrogë më të lartë.

"Si Qeveri në kuadër të këtyre dy muajve kemi bërë ribalanc të buxhetit, me të cilin siguruam mjete për harmonizimet ligjore dhe këtu gjithashtu nuk duhet askush të ketë dilemë. Varësisht nga dinamika e konsolidimit të buxhetit, gjatë formimit të buxhetit për vitin e ardhshëm jemi të gatshëm të ulemi, me të gjitha njësitë, organizatat e sindikatave, dhe të bisedojmë", tha Mickoski.

Ai theksoi se vetëm për dy muaj kanë arritur t'i konsolidojnë institucionet, minsitritë dhe buxhetin të cilat ishin në shkatërrim.

Theksoi se është i pari mes të njejtëve në pjesën e arsimit, sepse edhe ai është punonjës arsimor dhe shkencor.

Kryeministri theksoi se është i gatshëm të ulet dhe të bisedojë me përfawësuesit e sindikatave.

"Me ribalancin janë paraparë të gjitha rritjet dhe harmonizimet të cilat paraprakisht ishin kushtëzuar me organizatat sindikaliste, ndërsa me buxhetin për vitin e ardhshëm jemi të gatshëm të ulemi, të bisedojmë pa politizim dhe të gjejmë zgjidhje. Unë jam i pari që do të mbështes diçka për të cilën ka bazë, diçka për të cilën me të vërtetë nevojitet të mbështetet. Ju lutem prë durim, së bashku do të ulemi dhe do të gjejmë zgjidhje", deklaroi Mickoski.

Sa i përket qëndrimit të kryetarit të LSDM-së, Venko Filipçe se ai po e politizon gjendjen në Sindikatë, Mickoski iu përgjigj se "LSDM atë që e flet në opinion është vetëm vazhdim i atyre politikave të vjetra, siç ishin spitalet modulare, keqpërdorimet në shëdnetësi, krime, tenderë, partneritete publike nga tre herë çmime më të mëdha që normalisht duhet të jenë".

Ai konkludoi se rroga më të mëdha nevojiten, por rroga më të mëdha do të ketë atëherë kur për atë të ketë bazë.

"Ne si Qeveri do të sillemi me përgjegjësi ndaj buxhetit dhe parave të popullit, nuk do të shpenzojmë për politika të vjetra, nuk do të shpenzojmë për spitale modulare, nuk do të shpenzojmë për partneritete piblike për sterilizime për çmime tre herë më të larta etj. Në peirudhën që pason opinioni do të njihet me tërë atë që e flas në hollësi, por do të kujdesemi sepse kjo është shtëpia jonë, ndërsa shtëpia dhe familja duhen dhe mbrohen dhe ne këtë do ta bëjmë në periudhën që vijon", deklaroi Mickoski. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR