• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Qendër e re diagnostike në Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji

Qendër e re diagnostike në Klinikën Universitare për Pulmologji dhe Alergologji

Shkup, 22 janar 2024 (MIA) - - Është hapur qendra e re diagnostike e Klinikës Universitare për Pulmologji dhe Alergologji. Me të, siç u tha në hapjen e sotme, pacientët do të diagnostikohen dukshëm më shpejt, ndërsa me këtë edhe do të trajtohen më shpejt.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti informoi se qendra diagnostikuese është pajisur me pajisje të reja mjekësore në vlerë prej 16 milionë denarë, mjete të cilat janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë.

"Pajisja përbëhet nga një bronkoskop me monitor të përshtatshëm, procesor dhe burim drite, si dhe EBUS - ekografi endobronkiale me bronkoskop. Është veçanërisht e rëndësishme që me hapjen e kësaj qendre do të dyfishohet numri i bronkoskopive dhe EHO ekzaminimeve që do të kryhen këtu në këtë klinikë", deklaroi

Ai tha se është e rëndësishme që është siguruar EBUS aparati i cili mundëson diagnostifikimin e nyjeve limfatike metastatike. Aparati për këtë qellim me të cilin dispononte Klinika ishte tashmë i vjetër.

"Qendra e re diagnostike është e pajisur edhe me aparat digjiital RTG dhe me aparat për tomografi kompjuterike. Për përshtatjen e kësaj hapësire janë kryer rikonstruime në vlerë prej 10 milionë denarë", tha ministri.

Në hapjen e qendrës morën pjesë drejtori mjekësor dhe organizativ i klinikës, Dejan Dokiq dhe Suat Shaqirov. ls/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR