• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pyetje nga organizata qytetare drejtuar partive politike para rrethit të ardhshëm zgjehdor

Pyetje nga organizata qytetare drejtuar partive politike para rrethit të ardhshëm zgjehdor

Shkup, 26 prill 2024 

Të nderuar qytetarë,

Ne, nga nismat qytetare dhe të pavarura që morëm pjesë në zgjedhjet lokale dhe eko-shoqatat, kemi fituar përvojë me veprimet tona të deritanishme, por edhe njohuri të mëdha për kushtet dhe nevojën për ndryshime. Të panumërta kanë qenë thirrjet ndaj institucioneve që të qëndrojmë së bashku në krah të ndryshimeve, për të përmirësuar, avancuar dhe për të siguruar jetë cilësore për të gjithë qytetarët.

Prandaj sot parashtrojmë 18 pyetje për të gjitha partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje, të cilave në vend të floskulave dhe demagogjisë presim përgjigje konkrete me afate, buxhet dhe institucionet dhe personat përgjegjës. Vetëm kështu do të bindemi se ata dinë se si duhet bërë ndryshimet, dhe jo vetëm të bëjnë premtime pa plan!

Pothuajse 70% e ligjeve zbatohen në nivel lokal, në komunat tona. Jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare dhe vendimet që do të marrin parlamentarët e ardhshëm do të ndikojnë drejtpërdrejt në politikën në nivel lokal.

Ne nuk marrim pjesë drejtpërdrejt në këto zgjedhje, por edhe ne edhe qytetarët e tjerë japim votën tonë. Dhe duam të votojmë në mënyrë të informuar!

Përgjigjet nga palët i presim deri më 2 maj.

Ato do t'i publikojmë në tërësi përpara votimit më 8 maj, në mënyrë që të jenë një udhërrëfyes, por edhe një detyrim për periudhën në vijim.

Si qytetarë, kemi të drejtën të marrim përgjigje për pyetjet kryesore që lidhen me:

· Ndotjen

· Urbanizmin,

· Sundimin e ligjit

· Cilësinë e jetës

Angazhimet tona janë të qarta: një shoqëri transparente, e ndershme, me sundim të ligjit dhe e drejtë për të gjithë, politika që mbrojnë qytetarin dhe interesin publik, sigurojnë dhe stimulojnë përfshirjen aktive qytetare dhe sigurojnë një mjedis jetese të shëndetshëm dhe shërbime cilësore të barabarta për të gjithë qytetarët në mbarë vendin.

Presim të dëgjojmë përgjigjet konkrete nga pjesëmarrësit në zgjedhje. Përgjigja jonë për votën varet edhe nga përgjigja e tyre.

Nisma qytetare Shans për Qendrën - Shkup

O2 Iniciativa

Nisma qytetare Qyteti i Gjelbër Human - Shkup

Nisma qytetare Së bashku për Ndryshim - Shkup

Nisma qytetare Të gjelbrit nga Gazi Baba - Shkup

Nisma qytetare Të pavarurit për Karposhin - Për mbrojtjen e Karposhit - Shkup

Nisma qytetare Së bashku për ndryshim - Shkup

Nisma qytetare Mjaft - Strumicë, Bosilovë, Novosellë

Nisma qytetare Për një fidanishte mundësish, për një jetë humane në Kisella Vodë – Shkup

Nisma qytetare Green.Org – Koçani

Ohrid SOS-Ohër

_______________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

 

QËNDRONI TË LIDHUR