• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Putini sërish e ka propozuar Mihail Mishustinin për kryeministër

Putini sërish e ka propozuar Mihail Mishustinin për kryeministër

Moskë, 10 maj 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sërish e propozoi Mihail Mishustinin për kryeministër në mandatin e tij të ri të pestë presidencial, deklaroi sot kryetari i Dumës së Shtetit, Vjeçesllav Volodin, raporton Hina.

Pasi Putini të martën  dha betimin për një mandat të ri presidencial të pestë gjashtëvjeçar, qeveria e mëparshme, sipas dispozitave të Kushtetutës ruse, dha dorëheqje.

 Dhe ndërsa ditët e kaluara u spekulua se mund të ketë ndryshime në disa resore të rëndësishme, ndërsa mediat e pavarura ruse e përmendin gjithashtu largimin e mundshëm të Mihail Mishustinit nga pozicioni i kryeministrit, Putini sërish e propozoi për atë funksion. 

 "Presidenti Vladimin Vladimiroviç Putini dorëzoi deri në Dumën e Shtetit propozim për kandidaturën e Mihail Vlladimiroviç Mishushtinit për funksionin e kryeministrit. Deputetët sot do të marrin vendim të përgjegjshëm për këtë çështje në emër të votuesve të vet", deklaroi Volodini në kanalin për mesazhe Telegram. 

 Putini për herë të parë e ka nominuar Mishustinin për kryeministër në janar të vitit 2020, kur Qeveria e udhëhequr nga Dimitrij Medvedevi dha dorëheqje pas ndryshimeve të paralajmëruara të rëndësishme kushtetuese në sistemin politik të vendit nga ana e presidentit. 

 Mishustini, i cili do të flasë në Dumë para votimit, duhet të përgjigjet si do të zgjidhë një sërë detyrash që Putini i ka vendosur qeverisë, përfshirë edhe "rritjen e aftësive mbrojtëse të vendit tonë", tha Volodini, transmeton Hina. qa

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR