• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Putini fluturoi me një bombardues me armë bërthamore, analistët konsiderojnë se është një mesazh për Perëndimin

Putini fluturoi me një bombardues me armë bërthamore, analistët konsiderojnë   se është një mesazh për Perëndimin

Moskë, 22 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putini sot fluturoi me një bombardues strategjik të modernizuar Tu-160M, i cili të mbajë  armë bërthamore, një lëvizje që me siguri në Perëndim do të  interpretohet   si një përkujtim i  qartë e aftësive bërthamore të Moskës, komentojnë analistët.

Aeroplani i madh me krahë rrotullues, të cilit NATO-ja i dha emrin e koduar "Blekxheks" (Blackjacks), është version i modernizuar i një bombarduesi të kohës së Luftës së Ftohtë që ish-Bashkimi Sovjetik do të vendoste në rast të një lufte bërthamore për të dërgojë armë në distanca të gjata.

 Televizioni shtetërorë tregoi Putinin duke zbritur shkallët e aeroplanit pas fluturimit dhe duke u thënë gazetarëve se ishte një aeroplan i sigurt dhe i modernizuar që mund ta pranojnë   forcat ajrore ruse.

"Kjo është makinë e re, shumë gjëra janë të reja. Më lehtë për t'u kontrolluar. Është i sigurtë", tha Putini. 

 Disa diplomatë rusë dhe amerikanë thonë se nuk mund të kujtojnë një kohë kur marrëdhëniet midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë kanë qenë kaq të këqija, përfshirë edhe gjatë krizës së raketave kubaneze në vitin 1962.

Televizioni shtetëror rus tregoi aeroplanin gjigant, të cilin Rusia e quajti "Mjellma e Bardhë", duke u ngritur dhe ulur në një pistë që i përket një fabrike në Kazan që prodhon aeroplan supersonik të modernizuar.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dimtirij Peskov deklaroi se rruga e fluturimit të aeroplanit ishte një sekret ushtarak. Fluturimi me Putinin zgjati 30 minuta, raportuan agjencitë ruse të lajmeve.

Tu-160M, i cili ka një ekuipazh prej katëranëtarësh, mund të mbajë 12 raketa lundrimi ose 12 raketa bërthamore me rreze të shkurtër veprimi, ndërsa mund të fluturojë 12,000 kilometra pa u ndalur për karburant.

Doktrina bërthamore e Rusisë urdhëron përdorimin e armëve bërthamore në rast të një “kërcënimi për ekzistencën e shtetit”.

Ish-presidenti rus Dmitrij Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka paralajmëruar vazhdimisht për rrezikun e një konflikti bërthamor me Perëndimin që kur Moska filloi pushtimin e saj në Ukrainë në vitin 2022.

Putin, i cili është komandant suprem i forcave të armatosura të Rusisë, në tetor deklaroi se ekzistenca e shtetit rus nuk ishte e kërcënuar dhe se "asnjë njeri në mendje dhe me një kujtesë të qartë nuk do të mendonte të përdorë armë bërthamore kundër Rusisë".

Putin, (71) fluturoi me versionin e vjetër të aeroplanitTu-160 në vitin 2005 gjatë një stërvitje.

 Sipas kontratës së nënshkruar në vitin 2018, 10 bombardues bërthamorë të modernizuar Tu-160M ​​duhet t'i dorëzohen Forcave Ajrore Ruse deri në vitin 2027. Çmimi për një aeroplan është 15 miliardë rubla (163 milionë dollarë).

Tupolev, prodhuesi i aeroplanit, thotë se versioni i modernizuar është 60 për qind më efikas se versioni i vjetër me përmirësime të konsiderueshme në armatim, navigigacion dhe avionikë. qa

 Foto: Skrinshot, X

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR