• e enjte, 26 dhjetor 2024

Putin pohon se ka qenë i detyruar ta sulmojë Ukrainën

Putin pohon se ka qenë i detyruar ta sulmojë Ukrainën

Moskë, 16 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pas fjalimit të tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve, theksoi se ka qenë i detyruar ta sulmojë Ukrainën.

"Luftën në Ukrainë e inicoi regjimi ukrainas me mbështetjen e sponsorëve perëndimorë në vitin 2014. Atëherë filloi bombardimin në Donbas, është një luftë. Isha e detyruar të përdor forcat e armatosura në përgjigje të kërkesës së Donjeckut, për ta ndaluar operacionin e armatosur", theksoi Putini. 

 Ai shtoi se vendet perëndimore po bëjnë gjithçka për të siguruar humbjen taktike të Rusisë në fushë  betejë.

 Sipas Putinit, Ukraina nuk ka arritur asnjë sukses në fushë betejë dhe ai nuk ka dyshime se do të shkatërrohet pajisja ushtarake perëndimore.

 Ai theksoi edhe se ekziston ekziston një "rrezik serioz" që Aleanca e Atlantikut të Veriut të tërhiqet në konfliktin në Ukrainë.

 Putini deklaroi edhe se Rusia "teorikisht" mund të përdorë  armë bërthamore nëse ekziston një kërcënim për integritetin ose ekzistencën e saj territoriale, por kjo nuk është e nevojshme. ar/

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR