• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Putin: Paqja është e mundur pas demilitarizimit të Ukrainës

Putin: Paqja është e mundur pas demilitarizimit të Ukrainës

Moskë, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin sot deklaroi se paqja me Ukrainën është e mundur vetëm pasi Moska të arrijë qëllimet e saj në konfliktin pothuajse dyvjeçar.

"Do të ketë paqe kur të arrijmë qëllimet tona. Ato nuk ndryshojnë. Do t'ju kujtoj atë që diskutuam - denazifikimin dhe demilitarizimin e Ukrainës dhe statusin e saj neutral", tha ai gjatë konferencës së tiij për shtyp në Moskë.

“Sa i përket demilitarizimit, ata nuk duan të negociojnë, kështu që ne jemi të detyruar të marrim masa të tjera, përfshirë masat ushtarake”, tha Putin.

Ai shtoi se palët "janë dakorduar për këtë gjatë bisedimeve në Stamboll", por se Ukraina më pas i hodhi poshtë marrëveshjet.

"Ose dakordohemi ose duhet të zgjedhim (çështjen) me forcë", tha ai.

Putin deklaroi se ushtarët rus po përparojnë në pjesën më të madhe të vijës së frontit në Ukrainë, e cila mezi ka lëvizur gjatë vitit të kaluar.

"Forcat tona të armatosura po përmirësojnë pozicionin e tyre pothuajse në të gjithë linjën e kontaktit. Situata e ushtarëve tanë po përmirësohet gjatë gjithë periudhës", tha Putin në konferencën për shtyp. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR