• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Putin mbërriti për vizitë në Vietnam

Putin mbërriti për vizitë në Vietnam

Hanoi, 19 qershor 2024 (MIA) - Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur për vizitë shtetërore në Vietnam, njoftoI agjencia ruse e lajmeve.

Më herët, presidenti rus ishte në vizitë zyrtare në Korenë e Veriut dhe u takua me liderin e vendit Kim Xhong-un. Një ditë më parë, Putini e vizitoi republikën ruse Jakutia. Hanoi është pjesa e fundit e turneut të tij tre-ditor.

Putin pritet të zhvillojë bisedime me presidentin, sekretarin e përgjithshëm të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit, kryeministrin dhe kryetarin e Asamblesë Kombëtare.

Ai do të takohet gjithashtu me studentë të diplomuar në universitetet sovjetike dhe ruse dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Presidenti i Vietnamit.

Kjo është vizita e pestë e Putinit në Vietnam si president: ai e vizitoi republikën në vitin 2001, 2006, 2013 dhe 2017. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR