• e hënë, 30 dhjetor 2024

Putin: Është arritur avancim në negociatat për eksportin e grurit nga Ukraina

Putin: Është arritur avancim në negociatat për eksportin e grurit nga Ukraina
Teheran, 19 korrik 2022 (MIA) – Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin sot në Teheran deklaroi se është arritur avancim në negociatat për eksportin e grurit nga Ukraina përmes Detit të Zi dhe e falënderoi presidentin turk Rexhep Taip Erdogan për “ndërmjetësimin”. "Do të doja t'ju falënderoj për përpjekjet tuaja për ndërmjetësim, që e ofruat Turqinë si bazë për negociatat për çështjet e prodhimit të ushqimit dhe eksportit të drithërave përmes Detit të Zi", theksoi Putin në takimin me Erdoganin në Teheran. Putini dhe Erdogani sot arritën në Teheran në bisedime me presidentin iranian Ebrahim Raisi për luftën në Siri dhe luftën në Ukrainë. Putin dhe Erdogan biseduan për mekanizmat që do të mundësojnë  eksportin e grurit nga Ukraina, që është bllokuar nga ofensiva ushtarake ruse dhe ekziston kërcënim  nga kriza botërore me ushqim. Negociatat me Moskën, Kievin, Ankaranë dhe Kombet e Bashkuara do të zhvillohen në ditët në vijim në Turqi, pas përparimit të arritur në bisedimet e mbajtura më 13 korrik. Marrëveshja, për të cilën negociohet nën mbështetjen e KB-së, ka për qëllim të transportojë rreth 20 milionë tonë drithë të ngecur në kapanone ukrainase përtej Detit të Zi për shkak të ofensivës së udhëhequr nga Rusia në Ukrainë. Ministria ruse e Mbrojtjes më 15 korrik kumtoi se është përgatitur një “dokument përfundimtar”, me çka do të lejohet eksporti i grurit nga Ukraina. Moska kumtoi se në Stamboll duhet të hapet qendër koordinimi, e cila do të mundësojë eksport përmes Detit të Zi. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR