• e shtunë, 23 nëntor 2024

Pushteti dhe opozita me të njëjtin qëndrim për ndryshimet kushtetuese

Pushteti dhe opozita me të njëjtin qëndrim për ndryshimet kushtetuese

Shkup, 4 shtator 2023 (MIA) - Pushteti siguron se do të arrihet numri prej 80 deputetëve për ndryshimet kushtetuese, opozita, nga ana tjetër, edhe më tutje në qëndrimin kundër ndryshimit të Kushtetutës. 

Në pritje që Kuvendi të kthehet në punë, kryeministri Dimitar Kovaçevski beson se deputetët do ta mbështesin procesin e integrimeve evropiane të shtetit dhe se nuk do të mungojnë deputetë për votimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai dje përsëriti se shumica prej dy të tretave është e nevojshme për vazhdimin e mëtutjeshëm të procesit të integrimeve evropiane në vend, por jo edhe të Qeverisë e cila ka 65 deputetë me të cilët është votuar. 

"Të gjithë deputetët e Kuvendit e kanë obligim të mbështesin lëvizjen evropiane të shtetit sepse të rinjtë po largohen nga shteti për në vendet e BE-së sepse atje ka prosperitet ekonomik, shtet ligjor, drejtësi sociale dhe sundim të demokracisë. Këtë e dëshirojnë qytetarët tanë dhe këtë dëshirojmë ne", tha Kovaçevski duke u përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas prezantimit të programit të ri IPARD 3.

Beson se procesi i skriningut do të përfundojë me sukses dhe se pasi që të miratohen ndryshimet kushtetuese, do të mund t'i hapim të gjithë kapitujt. "Ky do të jetë proces i ri dhe imput për shtetin kur do të fillojnë reformat nga të gjitha aspektet", tha Kovaçevski. 

Shefi i Diplomacisë, Bujar Osmani në një kolumnë për integrimet evropiane, vlerëson se procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian, veçanërisht në raport me Ballkanin Perëndimor, dekada me radhë ka qenë subjekt i retorikës së fuqishme, i premtimeve dhe i zhgënjimeve. Për shumicën, zhgënjimet rrjedhin nga aderimi i ngadalshëm shumëvjeçar në BE, që thjeshtësuar mund të shprehet me moton “gjithçka ose asgjë”. Që do të thotë se, gjatë kësaj rruge të gjatë duhet t’i plotësojmë të gjitha kriteret dhe deri atëherë nuk do të ndjejmë shumë benefite  për vendin. Kjo paradigmë “gjithçka ose asgjë” u ofron pak ngushëllim atyre shteteve që kalojnë vite, madje dekada, me sytë e tyre drejt anëtarësimit, duke kryer punën e mundimshme, por  duke mos i ndjerë përfitimet der në fund. Prandaj, kjo qasje duhet të ndryshohet në një aderim gradual dhe progresiv në BE, në mënyrë që të mundësohet që progresi i një vendi të marrë shpërblimin e merituar menjëherë.Megjithatë, shpresa shfaqet në formën e një paradigme të re: “Integrimi përpara anëtarësimit”.

"Në vend të procesit të anëtarësimit binar, kjo qasje e rishikuar, u lejon vendeve kandidate të fillojnë t’i përjetojnë gradualisht përfitimet e integrimit, duke u bazuar në përmbushjen e kritereve të caktuara, por shumë kohë përpara se të fitojnë statusin e anëtarësimit të plotë. Ky tranzicion do të thotë se kandidatët mund t’i ndjejnë përfitimet fillestare nga sistemet ekonomike, sociale dhe politike të BE-së dhe të kontribuojnë përpara se të zyrtarizohet anëtarësimi", theksoi ministri Osmani. 

Një parakusht kryesor i kësaj paradigme është që të mos jetë një alternativë e anëtarësimit të plotë. Vendet e Ballkanit Perëndimor nuk meritojnë asgjë më pak. 

"Në thelb, zhvendosja e fokusit nga anëtarësimi përfundimtar në procesin e vazhdueshëm të integrimit është një zgjidhje e favorshme win-win. Ai është në favor të një procesi me qasje të papengueshme, më të dobishme dhe më pak frustruese për të gjithë të përfshirët", vlerëson ministri i Punëve të Jashtme, Osmani.

 

Протоколот што вчера го потпишаа министерот за надворешни работи Бујар Османи и неговата колешка од Бугарија Теодора Генчовска е дипломатски нокаут и капитулација, смета лидерот на ВМРО-ДПМНЕ

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, javën e kaluar mbajti koordinim me grupin parlamentar, pas çka ishte riafirmuar qëndrimi se nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar, ndërsa kërkoi edhe që të mos zvarritet mbledhja për ndryshimet kushtetuese. 

"Nuk ka ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar. Jemi ashpër kundër zgjidhjeve ligjore që parashikojnë rritje të taksave që ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e varfërisë, kërkojmë që të mos zvarritet procedura dhe të shpërdorohet pozicioni për të shtyrë seancën e ndryshimit kushtetues. Do të respektohet vullneti i qytetarëve dhe interesi i tyre që të mos dorëzohen para kërkesave për të bërë kompromise në dëm të interesave shtetërore", deklaroi Mickoski pas koordinimit të rregullt me ​​grupin parlamentar të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit.

Mbledhja e parë e re e Kuvendit pas pushimeve është caktuar më 5 shtator. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR