• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Punonjësit shëndetësorë me rekomandime para festave: Alkool me masë, përmbahuni nga mjetet piroteknike

Punonjësit shëndetësorë me rekomandime para festave: Alkool me masë, përmbahuni nga mjetet piroteknike

Shkup, 27 dhjetor 2024 (MIA) – Alkool me masë, terapi e rregullt për të sëmurët kronikë, përmbajtje nga mjete të ndryshme piroteknike dhe armë, rekomandojnë punonjësit shëndetësorë, në një deklaratë për MIA-n, para festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve. 

“Marrje të rregullt të terapisë te të sëmurët kronikë, përdorim me masë të pijeve alkoolike që të shmangen pasojat e padëshiruara – helmime nga alkooli, rrahje dhe aksidente në komunikacion”, thonë nga ISHP Shtëpia e Shëndetit – Shkup. 

Veçanërisht i bëhet thirrje edhe popullatës së re dhe të mitur që të mos konsumojë pije alkoolike për shkak të pragut të ulët të tolerancës ndaj alkoolit, përmbajtje nga përdorimi i mjeteve të ndryshme piroteknike dhe armëve të zjarrit që të shmangen lëndime të padëshiruara, djegie dhe pasoja të tjera më të rënda. 

Shërbimi i ndihmës mjekësore urgjente me mjekim shtëpiak në përbërje të ISHP Shtëpia e Shëndetit në Shkup, i njofton të gjithë qytetarët se gjatë festave të Vitit të Ri do të kujdeset për gjendjen shëndetësore të qytetarëve gjatë 24 orëve. 

Në natën e Vitit të Ri (31.12.2024), në dispozicion do të jenë ordinancat kujdestare për mbrojtje shëndetësore në ndërrimin e tretë, të dielën dhe festa, në poliklinikat – Jane Sandanski, Çair, Çento, Shuto Irizarë, Gjorçe Petrov, Draçevë dhe Bit Pazar.

Gjithashtu, me orarin e përditshëm të punës, do të funksionojë edhe njësia për vizitë shtëpiake. 

“Shpresojmë në respekt të pa metë dhe respektim të rekomandimeve të dhëna, në mënyrë që festat e Vitit të Ri t'i presim në humor të gëzueshëm dhe të këndshëm për të gjithë”, nënvizuan nga Shtëpia e Shëndetit - Shkup, duke apeluar që të thirret Urgjenca mjekësore kur është më e nevojshme”, duke i uruar festat. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR