• e enjte, 26 dhjetor 2024

Punonjësit shëndetësorë dolën në protestë, kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind

Punonjësit shëndetësorë dolën në protestë, kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind

Shkup, 19 tetor 2023 (MIA) - Sindikata e pavarur e punonjësve shëndetësorë dhe personelit administrativ - teknik sot në Shkup dhe disa qytete të tjera në vend organizoi protestë të anëtarësisë në shenjë pakënaqësie nga vlera e pagave. 

Ata kërkojnë rritje të pagave për 30 për qind, katër për qind shtesë infektimi, stazh të beneficuar për gjithë shëndetësinë, si dhe ndryshim të marrëveshjes kolektive, sepse siç tha kryetari i Sindikatës së Pavarur të Geriatrisë, Llazo Kostovski, në marrëveshjen ekzistuese kolektive ka mjaft parregullsi të cilat duhet të ndryshohen. 

Për hapin e ardhshëm Sindikata do të debatojë në mënyrë shtesë, thotë Kostovski, por siç tha ka mundësi për radikalizim të protestave. 

Punonjësit shëndetësorë protestojnë në Shkup, Tetovë, Gostivar, Kërçovë, Krushevë, Negotinë, Kavadar dhe Prilep. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR