• e enjte, 26 dhjetor 2024

Punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore hynë në grevë (PLT)

Punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore hynë në grevë (PLT)

Shkup, 5 shkurt 2024 (MIA) - Punonjësit e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) dolën në grevë. Të gjitha njësitë rajonale, siç u bë e ditur, sot nuk do të kryejnë detyrat e tyre të punës, përveç atyre më urgjente. Do të lëshohen receta dhe rekomandime, por nuk do të bëhen pagesa për kompensim për pushim të lindjes apo raport mjekësor. 

“Revolta mes punonjësve është e madhe. Në grevë janë edhe ata që janë në sindikata të tjera. Le të mbeten ato paga që kemi marrë me rrogën e dhjetorit. Nuk kërkojmë asgjë më shumë, por vetëm që pagat tona të mbeten në të njëjtin nivel si në dhjetor. Greva nuk do të ndalet, edhe nëse nuk jepen paga, siç është rasti tani. Për momentin punëtorët e FSSH-së nuk kanë paga”, tha kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Administratës, Organeve të Drejtësisë dhe Shoqatave Civile (AODSH), Tërpe Deanoski. 

Ai i ka bërë apel Qeverisë që në seancën e nesërme, në të cilën tashmë i kanë dërguar shkresë kryeministrit teknik Talat Xhaferi, të shtohet një pikë në rendin e ditës, që të shqyrtohet kërkesa e tyre.

“Siç kanë ardhur në konkluzion me rekomandim që Bordi i drejtorëve t'i zvogëlojë pagat, të dalin në një konkluzion të ri me rekomandim që të mbahet e njëjta vlerë e pikës, pra 77,16 denarë, ajo vlerë të jetë deri në fund të vitit. Për momentin në takim në godinë janë të gjithë drejtuesit e FSSH-së nga njësitë rajonale, përfshirë edhe drejtorët nga ajo qendrore. Ne bëmë një iniciativë të firmosur nga të gjithë drejtorët e njësive rajonale, ku garantojnë se do të kryhen të gjitha detyrat e punës dhe do të mbeten dhe do të ketë para në Fond për pagesën e pagave, siç janë tani, dhe qytetarët të jenë të qetë, se do të ketë ilaçe për të gjithë”, shtoi Deanoski. 

Ai tha gjithashtu se FSSH-ja është një institucion me buxhetin më të lartë në vend dhe siç theksoi ai ka gjithmonë para.

“Para do të ketë edhe nëse mbeten këto paga të punëtorëve, siç u pajtuam me menaxhmentin e FSSH-së”, sqaroi Deanoski, duke shtuar se nëse zvogëlohen pagat "mund të jetë edhe më keq".

 Branko Axhigogov, kryetar i Organizatës Sindikale të FSSH-së, shtoi se deri më tani nuk janë raportuar incidente apo probleme.

“Qytetarët janë të vetëdijshëm për gjendjen në të cilën ndodhemi”, theksoi ai.

 Krahas njoftimit që u dërgua të premten, siç tha Axhigogov, punonjësit vazhdojnë pa ndërprerje të japin shërbimin për sigurimin e të miturve, sigurimit shëndetësor për personat e shtruar në spital, për rastet emergjente për mjekim jashtë vendit. “Dua të them publikisht, se komisionet mjekësore që zgjasin pushimin mjekësor të punonjësve, vazhdojnë punën pa ndërprerje për ata që kanë nevojë”shtoi Axhigogov.

 

 

Вработените во Фондот за здравствено осигурување (ФЗО) стапија во штрајк. Сите подрачни единици, како што беше најавено, денеска нема да извршуваат работни задачи, освен оние најитните.

I pyetur se çfarë shërbimi nuk do t’i ofrohet qytetarëve duke nisur nga sot, çfarë shërbimesh janë shkurtuar, ai shtoi se qytetarët nuk duhet të mundohen të vijnë për kërkesë për rehabilitim, për pajisje ndihmëse ortopedike, për certifikim të mjeteve ndihmëse ortopedike, për kompensim për pushimin e lindjes, kompensim për pagesën e raportit mjekësor, për sigurimet jashtë vendit, për formularët dygjuhësh etj.

“Krahas kësaj është edhe kontakti i drejtpërdrejtë i shërbimeve rajonale që kanë me të gjithë ne si qytetarë të siguruar. Aktualisht nuk bëhet asnjë pagesë dhe as nuk përpunohen të dhëna për të gjithë shëndetësinë për të gjithë ata që kanë kontratë me ne. Është publike dhe një pjesë e madhe e kujdesit shëndetësor privat. Po ashtu, janë ndërprerë të gjitha aktivitetet lidhur me kontratat e punës në shëndetësi publike, transferimet në kontrata të shëndetit publik dhe atyre që duhet të transformojnë marrëdhëniet e punës”, tha Axhigogov. 

Ai u përgjigj pozitivisht në pyetjen se a mund të jepen barna me recetë.

“Po, shërbimet elektronike të ofruara nga FSSH-ja, si “Termini im”, funksionojnë. Mund të lëshohen receta, mund të lëshohen rekomandime mjekësore shërbimet shëndetësore mund të merren pa probleme nga autoritetet tona të kontraktuara. Subjekt i grevës është marrëdhënia jonë me autoritetet tona kontraktuale. Greva nuk është në barrë të qytetarëve”, shtoi Axhigogov.

I pyetur nëse do të ketë paga në shëndetësinë publike, ai bëri me dije se tashmë ka një periudhë kalkulimi, si për ta ashtu edhe për shëndetin publik, edhe për buxhetet, tani për tani, për momentin nuk funksionon asgjë."

Axhigogov është pyetur edhe nëse arsyeja për uljen e pagave prej 21 për qind, siç kërkohet nga Ministria e Financave, janë ato punësime të reja, konkurset për të cilat janë shpallur pas marrëveshjes për rritjen e pagave, sepse ka pasur informacione se nuk është rënë dakord që të rriten pagat e atyre punonjësve, që atëherë ishin në FSSH dhe plus për të punësuar të rinj me paga gjithashtu të rritura.

 “Ky proces nuk ka të bëjë fare me mbartjen teknike të pikës për pagesën e pagave të punonjësve. Dakordimet për punësimet janë të vitit të kaluar. Pra, shpalljet kanë filluar që nga viti i kaluar. Shpresoj se nuk është bërë gabim teknik, pra nuk është paraparë paga për ta, sepse siç e dini shumica nga ju, dakordësia për punësim në sektorin publik jepet me mjete tashmë të përcaktuara që janë për të punësuarit e rinj. Janë dhënë apo jo ato fonde, nuk dua të spekuloj dhe të ndërhyj. Kjo nuk është më një temë për publikun dhe në përgjithësi për punonjësit. Është një detyrë menaxheriale që duhet ndjekur në nivel të ministrave, qeverisë, drejtorëve të FSSH-së”, theksoi Axhigogov.

 Ai tha se për momentin nuk ka informacione nëse Bordi Drejtues do të mbajë mbledhje.

“Bordi Drejtues e pranoi edhe atë iniciativë për ta shqyrtuar. Pra, ne ishim aty dhe u tha, nuk ka problem, le të kalojnë zgjedhjet, të vazhdojmë me bisedime, të shohim se cili është problemi. Pra, për momentin asnjë punonjës i FSSH-së nuk po kërkon që të gjejë gabim as nga punonjësit e FSSH-së, që janë në strukturat drejtuese dhe as nga Ministria e Financave. Thjesht duam që problemi ynë të zgjidhet dhe pagat tona të mbeten të njëjta”, sqaroi Axhigogov.

Ai tha se nëse zbatohet ulja e pagave në FSSH, sipas rekomandimit të Qeverisë, atëherë rreth 500 punonjës do të bien në ose nën pagën minimale. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR