• e enjte, 26 dhjetor 2024

Punonjësit e arsimit kërkojnë që të mos bashkohet lëndët mësimore dhe të t'u rriten rrogat

Punonjësit e arsimit kërkojnë që të mos bashkohet lëndët mësimore dhe të t'u rriten rrogat

Shkup, 24 maj 2023 (MIA) - Sindikata e pavarur e arsimit dhe Sindikata e pavarur e arsimit dhe shkencës (SPASH) në Shkup sot kanë mbajtur protestë, siç kanë theksuar, në interes të të drejtave të puninjësve të arsimit dhe kanë kërkuar që të mos bashkohen lëndët mësimore dhe të bëhen marrëveshjet kolektive. Protesta nisi në mesditë nga Parku i gruas dhe të pranishmit shkuan në këmbë drejt godinës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ku mbajtën fjalime.

Njerëzit e parë të sindikatave thanë se shprehin pakënaqësinë e tyre si pasojë e mungesës së dialogut social, nëpërkëmbjes së të drejtave të punëtorëve, nëpërkëmbjes së dinjitetit të punonjësve të arsimit, mospërfilljes së ligjeve dhe marrëveshjeve kolektive. Ata njoftuan se nëse nuk do të ketë dëgjim dhe nëse nuk ndodhin ndryshime rrënjësore së shpejti nga ana e MASH-it, do të bëjnë thirrje për hapa më radikalë, që nënkupton organizimin e një “greve të thjeshtë apo të bardhë” në varësi të mbështetjes sindikaliste.

Anëtarët e sindikatës shprehen të pakënaqur me njoftimet për bashkim të disa lëndëve mësimore Gjeografi, Histori, Kimi, Fizikë, Biologji, Edukatë Qytetare, Etikë, Informatikë dhe Edukim Teknik. Sipas kryetarit të Sindikatës së pavarur për arsim, Tomisllav Gievski, mund të shkaktojë humbje të një pjese të vendeve të punës, dhe në të njëjtën kohë cenon integritetin profesional të punonjësve. mb/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR