• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Punojmë në planin "A" për Maqedoninë e Veriut, keni mbështetje të madhe nga vendet anëtare, porosisin diplomatë nga Brukseli

Punojmë në planin

Bruksel, 15 mars 2023 (MIA) - Burime diplomatike nga Brukseli sigurojnë se për Maqedoninë e Veriut, nuk ka plan "B", por punohet në planin "A" për anëtarësim të vendit në Bashkimin Evropian, për të cilin, thonë, ekziston mbështetje e madhe nga vendet anëtare. 

Nga Brukseli sigurojnë se Ballkani Perëndimor është në krye të agjendës së BE-së dhe se nuk do të ndalojë interesi politik për zgjerimin, veçanërisht në kontekstin e ri gjeopolitik.

Ata, siç informon raportuesi i MIA-s nga Brukseli, janë të vendosur se tani është momenti të bëjmë një hap para, por duhet edhe të ofrojmë dhe ta përshpejtojmë procesin e reformave. 

Nga ana tjetër, në lidhje me atë sa do të zgjasë procesi i negociatave, thonë se KE nuk vendos kalendar dhe nuk mund të parashohë se sa do të zgjasin bisedimet, por porosisin që shteti të bëjë plan veprimi i cili në të njëjtën kohë do të jetë edhe ambicioz edhe real.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, burime diplomatike nga Brukseli vlerësojnë se në vend askush nuk ka vërejtje për përmbajetjen e vetë ndryshimeve të Kushtetutës, sepse, siç thonë, shteti ka traditë të gjatë për kujdesin ndaj të drejtave të të gjitha pakicave. 

Problemi këtu, thonë ata, nuk qëndron në përmbajtjen e ndryshimeve kushtetuese, por "problemi i cili u shkaktua është simbol i asaj dhe vlerësimi i rrezikut se do të ketë bllokada të mëtutjeshme nga Sofja në proces".

Ata thonë se nëse vendi arrin të ecë përpara në këtë, dhe nëse me bullgarët bëhen përpjekje për të krijuar besim afatgjatë, si në shembullin me Greqinë, atëherë, sipas tyre, çështjet do të zgjidhen automatikisht.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, diplomatët nga Brukseli shtojnë se plan veprimi për pakicat ka edhe Serbia, kështu që, thonë, Maqedonia e veriut nuk është përjashtim në atë. 

Në lidhje me atë nëse BE mund të japë garanci se Bullgaria nuk do të na bllokojë, që ishte një nga kërkesat e opozitës për të mbështetur ndryshimet kushtetuese, diplomatët thonë se nuk duhet të fokusohemi tek kërkesat për garanci për anëtarësim, por tek detyrimet që janë ndërmarrë dhe realizimi i të cilave e bën automatikisht procesin e anëtarësimit në BE. fc/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR