• e enjte, 26 dhjetor 2024

Punëtori e KSHZ-së dhe MIA-s për gazetarë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Punëtori e KSHZ-së dhe MIA-s për gazetarë për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024

Shkup, 12 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë vit në bashkëpunim me Agjencinë Informative Mediatike (MIA) për  herë te parë  organizon puntori me gazetarë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024.

Punëtoria do të mbahet më 16 shkurt të vitit 2024  me fillim në orën 9, në ambientet e Komisionit shtetëror të zgjedhjeve, në katin e parë.

"Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve këtë vit për  herë te parë  organizon punëtori me MIA-n me gazetarë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe parlamentare 2024. Qëllimi i punëtorisë është avancimi o procesi të informimit përgjatë procesit zgjedhor nëpërmjet zhvillimit të praktikave që do ta mbështesin frymën demokratike dhe bashkëpunimin e ndërsjellë të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve dhe mediave me theks në rolin e gazetarëve dhe kontributin e tyre në kredibilitetin dhe integritetin e zgjedhjeve si dhe kontributin në transparencën ndaj qytetarëve. Presim që të shkëmbejmë përvoja dhe të zgjidhim dilema në rast se ekzistojnë ato", thuhet në kumtesën e KSHZ-së.

Lajmërimi per punëtorinë duhet të jetë ne email press@sec.mk ose në numrin tel 076/341-011,  më së voni deri më 15.02.2024   deri ora 10:00.

Nga KSHZ-ja informojnë që grupi për këtë punëtori është planifikuar të jetë maksimum 25 persona, ndërkaq në rast se paraqiten më tepër persona nga ky numër, do të orgаnizohet punotëri shtesë, për çka në mënyrë plotësuese do të jeni të informuar për terminin kur do të mbahet. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR