• e enjte, 26 dhjetor 2024

Publikohet testamenti i Methju Perit

Publikohet testamenti i Methju Perit

Los Anxhelos, 12 mars 2024 (MIA) - Është publikuar testamenti i aktorit dhe komedianit Methju Peri. Sipas dokumenteve të marra nga revista "Pipëll" (People), Peri do t'ia lërë "pjesën më të madhe të sendeve të tij" fondacionit të tij "Alvi Singer living trast" të cilin ai e themeloi dhe mban emrin e personazhit kryesor në filmin Vudi Alen - "Eni Holl" i vitit 1977. Metju e ka bërë testamentin e tij në 2009.

Babai i aktorit amerikan - Xhon Peri dhe nëna e tij Suzan Morison janë emëruar si përfitues të fondacionit. Si përfituese janë theksuar edhe gjysmë motra e tij Kejtlin Morison dhe ish e dashura Rejçel Dan. Si ekzekutues të testamentit ka emëruar Liza Fergusonin dhe Roibin Ruzan. Por Ruzan hoqi dorë nga kjo detyrë, ndaj Ferguson do të duhet të paraqitet i vetëm në Gjykatën e Lartë në Los Anxheles.

Në testament thuhet se fëmijët që Peri mund të ketë pas vitit 2009 nuk do të ketë të drejtë të shprehur për pasurinë e tij. Aktori megjithatë nuk kishte fëmijë.

Dokumentet tregojnë gjithashtu se ylli i serialit hit "Miqtë" kishte më shumë se një milion dollarë pasuri personale kur vdiq. Ky milion dollarë nuk kufizohet vetëm në bizhuteri, mobilje, vepra arti dhe automobila.

Metju Peri vdiq më 28 tetor 2023 në shtëpinë e tij në Los Anxheles. Ai ishte 54 vjeç. Autopsia më vonë përcaktoi se vdekja e aktorit ishte shkaktuar nga efektet akute të "Ketaminës" dhe mbytja. ls/

Foto: EPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR