• e shtunë, 23 nëntor 2024

Publikohet tenderi për kompresorët e sallave kirurgjikale për Qendrën Klinike, informoi Taravari dhe paralajmëroi shëndetësi moderne dhe digjitalizim

Publikohet tenderi për kompresorët e sallave kirurgjikale për Qendrën Klinike, informoi Taravari dhe paralajmëroi shëndetësi moderne dhe digjitalizim

Shkup, 1 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sot deklaroi se tashmë është shpallur tender për kompresorët për sallat kirurgjikale të Qendrës Klinike në Shkup, por edhe se nëse është e nevojshme do të mundohet të gjejë mënyrë për të rinovuar edhe sallat në spitalin "8 Shtatori".

"Dalëngadalë po gjendet një zgjidhje për problemin me sallat e kirurgjisë së Qendrës Klinike. Tashmë është shpallur tender për kompresorët që nuk punojnë. Koha maksimale deri në të cilën ato duhet të riparohen dhe të përfundojnë dhe të kthehen në funksionim shpresoj të jetë fundi i dhjetorit. Ndërkohë do të insistojmë nëse është e mundur që të funksionojnë sa më shpejt sallat në Kirurgji në Qendrën Klinike"; deklaroi sot ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, i cili pati një takim me gazetarët.

I pyetur për rinovimin e sallave të kirurgjisë në SPQ “8 Shtatori”, ai tha se nuk kishte qenë aty, por kishte dëgjuar se sallat nuk janë në gjendje të mirë.

"Definitivisht edhe në Qendrën Klinike kur kam qenë në salla, vërtet nuk duken mirë. Unë nuk kam qenë në “8 Shtatori” për të parë sallat, por më thonë se as atje nuk janë në gjendje të mirë. Megjithatë, më duhet të konsultohem edhe me financat për të parë si qëndrojmë me burimet financiare. Nëse marr leje, shpresoj sa më shpejt që të mundem, nuk mund të them një afat tani, sepse duhet të shoh se cilat janë mundësitë. Do të provoj sa më shpejt në Qendrën Klinike dhe në "8 Shtatori", nëse do të kemi një mënyrë për të menaxhuar disi pagesën në disa vite do të insistoj që edhe atje të përfundojmë ose të fillojmë me renovimet", u përgjigj Taravari.

Ministri deklaroi se deri të premten do të thotë se kush do të jetë drejtori i ri i SPQ “8 Shtatori”. I pyetur për doktorin Taner Hasan, Taravari tha se ai me shumë gjasa do të jetë drejtor i Klinikës së Endokrinologjisë, por ende nuk është përfundimtare.

Në takimin me gazetarët, Taravari paralajmëroi shëndetësi moderne, investime në digjitalizim, promovim të jetës së shëndetshme, zbatim të politikës farmaceutike kombëtare. Modernizimi i spitaleve publike do të përfshijë përmirësimin e infrastrukturës dhe teknologjisë për të përmirësuar cilësinë e kujdesit, për të zvogëluar kohën e pritjes dhe për të përmirësuar rezultatet e pacientëve.

"Përmirësim i infrastrukturës së institucioneve publike shëndetësore, me theks në spitalin e Shtipit, spitalin e Kërçovës, "Shën Erazmus" - Ohër dhe sigurisht shqyrtimin e dokumentacionit të plotë dhe propozimeve të deritanishme për qendrën e re klinike", informoi Ministri. 

Në plan është një kontroll i plotë i pajisjeve mjekësore në dispozicion për institucionet shëndetësore publike, si dhe blerje e pajisjeve të reja me qëllim të decentralizimit të shërbimit mjekësor, si blerja e pajisjeve për operacione, për kontrolle oftalmologjike, bajame ORL. Ne po shqyrtojmë gjithashtu edhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore të urgjencës, përmirësimin e infrastrukturës me pajisje më të mira, më shumë ambulanca dhe trajnime të avancuara për paramedikët për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe efikase.

Për përmirësimin e IT infrastrukturës shëndetësore, ai tha se synojnë të investojnë në digjitalizimin e shërbimeve shëndetësore dhe telemjekësisë për të përmirësuar kujdesin ndaj pacientit, menaxhimin e të dhënave dhe ofrimin e konsultimeve në distancë, veçanërisht të dobishme për zonat e largëta.

"Zbatimi i programeve parandaluese shëndetësore: lansimi i nismave kombëtare parandaluese shëndetësore të fokusuara në sëmundjet e zakonshme jo të transmetueshme si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri, duke përfshirë kontrolle të rregullta dhe fushata ndërgjegjësimi publik. Promovimi i stileve të shëndetshme të jetesës - inicimi i fushatave të shëndetit publik për të promovuar ushqimin e shëndetshëm, aktivitetin e rregullt fizik dhe ndërprerjen e duhanit për të reduktuar barrën e sëmundjeve të lidhura me stilin e jetesës. Përmirësimi i shërbimeve të shëndetit mendor - rritja e finansimit për shërbimet e shëndetit mendor, trajnimi i më shumë profesionistëve të shëndetit mendor dhe reduktimi i stigmës përmes fushatave ndërgjegjësuese për të përmbushur nevojën në rritje për mbështetje të shëndetit mendor", tha Taravari.

Është planifikuar zbatimi i një politike kombëtare farmaceutike - zhvillim dhe zbatim i një politike kombëtare për të siguruar disponueshmëri, qasje dhe cilësi të barnave bazë, derisa promovohet përdorimi racionat i produkteve farmaceutike.

"Sigurisht që ligji i ri për barnat dhe ligji i ri për pajisjet mjekësore do të jenë sfidë për mua që t'i kaloj në Kuvend këtë vit", tha ministri. 

Ai iu referua edhe specializantëve privat. 

"Në dhjetor 2023, kolegu im Mexhiti arriti ta kalojë në qeveri informacionin për punësimin e specializantëve privatë. Hapi tjetër është që të dorëzohen ndryshime ligjore në 333 që të njëjtëve t'u ofrohet vend pune", tha ministri.

Përveç takimit me specializantët, ai paralajmëroi takim edhe me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup.

"Nga shtatori duhet të biem dakord me dekanin e Fakultetit të Mjekësisë për të bërë një strategji me të cilën disa specializime do të pezullohen ose do të vendosen në moratorium dhe do të favorizohen të tjera. Ndoshta do të mendojmë një mënyrë për të motivuar mjekët e rinj që të studiojnë anesteziologji, radiologji, patologji, pediatri dhe specializime të tjera që na mungojnë në vend", theksoi ministri.

Ai tha se është në pritje që të emërohet drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore dhe për rreth dy javë të ketë një listë të re pozitive të barnave pas 15 vitesh.

"Mendoj se ajo listë duhet të rinovohet çdo vit. Megjithatë, do të dalim edhe me një ligj të ri për barnat, me të cilin do të sigurojmë që të ketë barna cilësore në të gjithë vendin, por njëkohësisht do të kërkojmë përdorim racional dhe recetë të barnave. Duhet një periudhë me ekspertë dhe ndoshta me përfaqësues nga të gjitha partitë politike dhe komisionet më të mëdha të shëndetësisë që të ulemi, të bëjmë një ligj që do të jetë i qëndrueshëm dhe i pranueshëm për të gjithë në periudhën për 10 vitet e ardhshme", tha Taravari.

Ministri iu referua edhe rastit me Klinikën e Onkologjisë.

Велат дека здравјето е најважно во животот. Оваа нова година, повторно сите ќе си посакаме прво здравје, па потоа друго. Кога е здравството во прашање, се чини дека годинава што измина, меѓу

"Na ka ndodhur onkologjia. Nuk do të doja të besoja se ka shumë "onkologji" në Maqedoni, ndaj do të duhet të punojmë intensivisht edhe në digjitalizimin e shëndetësisë, mundësisht të vendosim kode në barna që të kemi kontroll të plotë dhe të kemi një sistem të përbashkët kompjuterik, sistemi informatik të jetë edhe institucionet publike private dhe shtetërore dhe ato stomatologjike e farmaceutike, këtu përfshij edhe laboratorët, totalisht çdo gjë duhet të digjitalizohet dhe të jetë nën kontroll", sqaroi Taravari. ls/

Foto dhe video: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR