• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Publikohen laureatët e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2024

Publikohen laureatët e çmimit shtetëror

Shkup, 27 nëntor 2024 (MIA) - Çmimin shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit" për vitin 2024 në sferën e edukimit dhe arsimit do ta fitojë profesoresha universitare Maja Bojaxhievska, ndërsa në sferën e kulturës dhe artit, fitues të çmimeve janë - aktori Refet Abazi, shkrimtari Millovan Stefanovvski dhe piktori Mirosllav Masin.

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Këshilli për ndarjen e çmimit shtetëror "Shën Klimenti i Ohrit", nën patronazhin e Tomisllav Osmanli, e ka marrë vendimin për laureatët e sivjemë, të cilëve mirënjohja do t'u ndahet më 8 dhjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

"Çmimi shtetëror 'Shën Kliemeni i Ohrit' është mirënjohja më e lartë për realizime shumëvjeçare në sferën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të ambientit njerëzor dhe në veprimtarinë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut", njofton Ministria e Kulturës. bsh/

Foto: MIA arkiv

                                                                                                   

 

QËNDRONI TË LIDHUR