• e enjte, 26 dhjetor 2024

PTHP: Tre të dyshuar për grabitje në një bastore

PTHP: Tre të dyshuar për grabitje në një bastore

 Shkup, 9 dhjetor 2023 (MIA)  -  Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore kundër tre personave për të cilët ekziston dyshim i bazuar se si bashkëkryerës e kanë kryer veprën penale "grabitje" sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 dhe nenin 22 të Kodit Penal.

 Siç informon PTHP, më 5 dhjetor në orët e mbrëmjes, tre të dyshuarit kanë hyrë së bashku në një bastore në rrugën  "Indira Gandi" në Shuto Orizarë dhe me dhunë dhe kanosje me armë punonjësit i ka marrë paratë nga qarkullimi ditore, rreth 82.000 denarë dhe kanë ikur.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR