• e enjte, 26 dhjetor 2024

PTHP Tetovë me procedurë hetimore për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Çellopek

PTHP Tetovë me procedurë hetimore për të dyshuarin për vrasjen e dyfishtë në Çellopek

Shkup, 28 dhjetor 2023 (MIA)  - Prokuroria Themelore Publike Tetovë ka lëshuar urdhër për zbatimin e procedurës hetimore për 59-vjeçarin nga Çellopeku, i cili dyshohet për vrasjen e dyfishtë që ndodhi dje në këtë fshat të Tetovës, njoftojnë  nga Prokuroria Publike.

"I dyshuari është takuar me të dëmtuarit kur kanë dalë në oborrin e shtëpisë dhe ka filluar grindja për një rrugë që e kanë ç[rdorë së bashku dhe për të cilën edhe paraprakisht kanë pasur mosmarrëveshje. Pas ngridjes, i dyshuari ka nxjerrë pistoletën që e ka poseduar pa leje dhe ka filluar të qëllojë në drejtim të të dëmtuarve. Njëri prej tyre është kundërpërgjigjur me të shtëna nga armë zjarri për të cilën ka pasur leje, por i dyshuari i ka privuar nga jeta të dy të dëmtuarit - babain dhe djalin. Më pas ka vazhduar të qëllojë në drejtim të katër personave të tjerë, të afërm të tyre, duke i shkaktuar lëndime me armë zjarri njërit prej tyre", thonë nga PPRMV-së. 

 Nga atje gjithashtu informojnë se kur në vend kanë mbërritur pjesëtarët e SPB Tetovë, i dyshuari ka rezistuar dhe nuk ka dashur të dorëzohet, por është mposhtur dhe është privuar nga liria.

 Siç informojnë nga PP, hetimi ndaj tij ka filluar për veprën penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 3, ndërsa do të përgjigjet përgjegjës edhe për tentativë për vrasje, si dhe për armëmbajtje pa leje. Pas propozimit të prokurorit publik, gjykatësi  i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Tetovë të dyshuarit i caktoi masë paraburgimi në kohëzgjatje prej 30 ditë.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR