• e premte, 18 tetor 2024

PTHP Shkup: Po përcaktohen shkaqet për aksidentin e djeshëm të komunikacionit në autostradën Shkup - Veles

PTHP Shkup: Po përcaktohen shkaqet për aksidentin e djeshëm të komunikacionit në autostradën Shkup - Veles

Shkup, 17 tetor 2024 (MIA) – Prokuroria Themelore Publike Shkup informon se në mënyrë intensive ndërmerr veprime për përcaktimin e shkaqeve për aksidentin e djeshëm të komunikacionit në autostradën Shkup – Veles.

"Gjatë natës janë dhënë shumë urdhra për ekspertizë të gjurmëve të gjetura në vendin e ngjarjes dhe për autopsi të të vdekurve. Furgoni është marrë nga vendi i aksidentit dhe do të kryhet edhe ekspertizë me qëllim që të hetohen të gjitha rrethanat të cilat kanë shkaktuar ngjarjen", thuhet në kumtesë.

Në aksidentin që ka ndodhur dje pasdite në autostradën Shkup – Veles, humbën jetën tre persona, ndërsa pesë ishin lënduar. Aksidenti, siç bëri të ditur MPB, është denoncuar në orën 17:45, ndërsa ai ishte shkaktuar pasi në autostradën Shkup – Veles, para tunelit, furgoni ishte rrokullisur. 

"Në SPB Shkup ishte denoncuar se mbrëmë në ora 17:35 në autostradën Shkup-Veles, para tunelit në afërsi të Katllanovës, automjeti i udhëtarëve ‘ford transit’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.D (32) nga Velesi, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Nga plagët e mara në vendin e ngjarjes kishin ndërruar jetë bashkudhëtarët A.N (37), J.A. (47) dhe D.C. (66), të gjithë nga Velesi, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës urgjente mjekësore. Përderisa, plagë të rënda në trup ka marrë shoferi O.D. dhe bashkudhëtarët Z.S (59), B.Z. (67), N.N. (33) dhe B.P. (41), të gjithë nga Velesi, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naumi i Ohrit’ në Shkup dhe Kompleksi i Klinikave ‘Nëna Terezë’ në Shkup", njoftoi MPB.

Për shkak të aksidentit të komunikacionit dje pasdite ishin bllokuar të dyja korsitë e komunikacionit në autostradën Shkup – Veles. Komunikacioni ishte ndërprerë prej orës 17:45 dhe rikahëzohej përmes rrugës Petrovec – Veles (në rrugën e vjetër), Milladinovc – Sveti Nikollë – Veles – Shtip. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR