• e enjte, 26 dhjetor 2024

PTHP Shkup ngriti aktakuzë kundër Lupço Palevskit- Palço për rrëmbim dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes

PTHP Shkup ngriti aktakuzë kundër Lupço Palevskit- Palço për rrëmbim dhe vrasjen e Vanjës dhe Pançes

Shkup, 12 gusht 2024 (MIA) - Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup sot deri në Gjykatën Themelore Penale Shkup ka iniciuar aktakuzë kundër një personi i cili akuzohet për kidnapimin dhe vrasjen e Pançe Zhezhovskit në Veles dhe 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi.

Siç kumtojnë nga Prokuroria publike, personi akuzohet për veprën penale - Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 7 v.v. të nenit 22 të Kodit penal dhe një vepre penale – Vrasje nga neni 123 paragrafi 2 pika 1 dhe pika 4 v.v. të nenit 22 të Kodit penal që tq dyjat të ndëshkueshme sipas nenit 123 paragrafi 3 të Kodit penal dhe për veprën penale - Rrëmbim nga neni 141, pargrafi 2.v.v paragrafi 1 v.v. të nenit 22 të Kodit penal dhe një vepre penale – Rrëmbim nga neni 141 paragrafi 1 v.v. të nenit 22 të Kodit penal.

"Njëherësh prokurori kompetent ka iniciuar propozim për zbatimin e procedurës së vetme kundër këtij të akuzuari dhe katër personave të tjerë të akuzuar më parë për të njëjtën ngjarje, me çka në dy aktakuzat bëhet fjalë për të njëjtën vepër penale të kryera nga disa personat si bashkëkryerës, me atë që ka lidhje ndërmjet veprimeve të tyre në aspektin kohor, vendin dhe mënyrën e ekzekutimit si dhe ekzistojnë të njëjtat prova", thuhet në komunikatë.

Во ООУ „Јохан Хајнрих - Песталоци

Ata së bashku, siç thonë nga Prokuroria, kanë planifikuar rrëmbimin e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska me qëllim për të detyruar një anëtar të familjes së saj të afërt të japë para për shpërblim.

"Me datën 22.11.2023 i akuzuari së bashku me tre të akuzuar të tjerë së bashku kanë kryer rrëmbimin e të dëmtuarit Pançe Zhezhovski në Veles, me qëllim që ta detyrojnë që t'ua japë automjetin e tij 'Citroen' për ta përdorur për të rrëmbyer fëmijën në Shkup. Të pandehurit kanë shkuar deri te shtëpia e viktimës, e kanë dhunuar fizikisht dhe më pas e kanë futur në bagazh dhe janë drejtuar në vendin e quajtur “Rudnik” në afërsi të Velesit, ku në mënyrë mizore me paramendim e kanë privuar nga jeta me armë zjarri – pistoletë e kalibrit 9 mm", thuhet në kumtesë.

Nga Prokuroria thonë se më 27 nëntor 2023, të akuzuarit të ndihmuar nga një prind i akuzuar, kanë rrëmbyer vajzën në hyrje të një objekti në rrugën “Naum Naumovski Borçe” në Shkup. E kanë lidhur dhe e kanë dërguar në afërsi të vendit të quajtur “Dupki” në atarin e fshatit Brazdë dhe nga aty me paramendim e kanë privuar nga jeta të miturën.

"Aktakuza përmban propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit për të akuzuarin", thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Prokuroria themelore publike Shkup në maj të këtij viti parashtroi aktakuzë kundër katër personave për grabitje dhe vrasje mizore të 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi. Të akuzuar janë Bore Videvski, Velibor Manev dhe Vllatko Keshishov, si dhe babai i vajzës, Aleksandar Gjorçevski.

Gjykimi për vrasjen e dyfishtë të Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit fillon më 4 shtator.

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR